17 Korrik 2023

“Dosja e zezë” e ministres së Bujqësisë, Frida Krifca zgjerohet dita-ditës. Kur bëhet fjalë për abuzime nuk ka se si mos të dalë në skenë emri i saj. Madje ajo ka akuza dhe në SPAK si nga fermerët, por dyshohet se edhe ndërkombëtarët kanë depozituar padi për Krifcën për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian, të cilat nëse hetohen siç duhen rrezikojnë pozitat e saj. Nga ana tjetër ministrja Krifca lakohet dhe si e përfshirë tek afera e inceneratorëve.

AZHBR, vatër korrupsioni

Gazeta “SOT”, bëri me dije pak kohë më parë se gjatë kohës kur zonja Krifca drejtonte Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, iu dha plot 2.2 milionë euro për ndërtimin e serave, dy kompanive anonim të lidhura me inceneratorët, kokat e së cilëve kanë qenë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Por duke se kjo nuk është e vetmja shkelje e konsumuar nga Frida Krifca që deri para se të zgjidhej ministre e Bujqësisë, drejtonte AZHBR-në. Burime të sigurta nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, i thanë gazetës se Krifca i ka dhënë një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e AZHBR. Ky vendimi i ministres Krifca është një shkelje e hapur, pasi fondet e akorduara nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare për të financuar agroturizmin, alokohen për qytetarët dhe biznesmenët që kanë dëshirë të investojnë në bujtina dhe jo në hotele luksoze, sikundër Krifca i ka dhënë një pronari mediash në Shqipëri. Sipas vendimit të marrë nga qeveria “Rama 2”, rreth 150 bujtina në 100 fshatra të përzgjedhur do të mbështeten përgjatë 3 viteve me financime, me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre pritëse. Përkatësisht çdo vit janë parashikuar që 50 bujtina të kenë akses në fonde. Mbështetja mundësohet nga Skemat Kombëtare e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ndërkohë që shuma e financimit mbulon deri në 50 për qind të investimit, por jo më shumë se 1.5 milion lekë ose 12 mijë euro.

Shpërdorimi i fondeve të BE

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme në raportin vjetor për vitin që lamë pas, ka bërë me dije se ndërkombëtarët kanë nisur të sjellin dosje për çështje të caktuara. Sipas SPAK, kemi 3 dosje që kanë ardhur nga ambasada gjermane, EUROJUST dhe nga OLAF (Zyra Europiane kundër Mashtrimit). Për dy të parat nuk jepen detaje mbi përmbajtjen e dosjes, por e sigurt është që OLAF ka dërguar për ndjekje penale zyrtarë të ndryshëm, për abuzime me fondet e BE. Në këtë mes e rrezikuara kryesore është ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Gazeta “SOT” e raportoi pak muaj më parë se OLAF, zyra e Bashkimit Evropian kundër mashtrimit në operacionet e saj ka kapur shkelje në shpërndarjen e fondeve të BE nga AZHBR, të cilat nuk kanë shkuar për fermerët, por në qoka për pushtetarët. Në këtë skemë del emri i Frida Krifcës, e cila akuzohet për afera të rënda. Në lidhje me çështjen e OLAF, sipas burimeve, një raport i kësaj strukture mësohet se është paraqitur pranë zyrave të SPAK me vërejtjet dhe gjetjet përkatëse në përdorimin e fondeve nga AZHBR. Në lidhje me këtë çështje, gazeta “SOT” dërgoi në fund të vitit 2022 dhe një kërkesë për informacion tek SPAK për dosjen që ka dorëzuar OLAF për AZHBR, por nuk morëm asnjë përgjigje.

Qokat e Frida Krifcës

Eriona Kokoneshi, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është një ndër përfituesit e skemës së IPARD. Ajo ka përfituar, një mbështetje totale prej 45 mijë eurosh investim për blerje pajisje dhe makineri linje prodhim vere. Këto janë vreshtat e kryetarit të bashkisë së Divjakës ku do të implementojë paratë e fituara, të publikuar disa muaj më pare . Bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Divjakës është në konflikt të pastër interesi, pasi 25% e fondeve dhe më konkretisht 11 mijë euro që do ti falen janë nga buxheti i shtetit dhe jo nga fondet e BE-së. Ndryshe nga fermerët e Divjakës që nuk kanë mundur t’i afrohen skemës së IPARD, nga thirrja e dytë e kësaj skeme ka përfituar edhe nipi i kreut të bashkisë së Divjakës, Andi Kokoneshi. Ai është mbështetur me 32 mijë në sektorin e qumështit.  Eriona Kokoneshi, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është një ndër përfituesit e skemës së IPARD. Ajo ka përfituar, një mbështetje totale prej 45 mijë eurosh investim për blerje pajisje dhe makineri linje prodhim vere. Këto janë vreshtat e kryetarit të bashkisë së Divjakës ku do të implementojë paratë e fituara. Bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Divjakës është në konflikt të pastër interesi, pasi 25% e fondeve dhe më konkretisht 11 mijë euro që do ti falen janë nga buxheti i shtetit dhe jo nga fondet e BE-së. Ndryshe nga fermerët e Divjakës që nuk kanë mundur t’i afrohen skemës së IPARD, nga thirrja e dytë e kësaj skeme ka përfituar edhe nipi i kreut të bashkisë së Divjakës, Andi Kokoneshi. Ai është mbështetur me 32 mijë në sektorin e qumështit. Kompania rezulton të jetë 70% në pronësi të Klajdi Myzaferaj, cili rezulton të jetë anëtar i Partisë Socialiste të Vlorës. Libonike Nurellari, këshilltare e Këshillit Bashkiak të Poliçanit për PD-në, man rekordin si aplikantja që është shpallur më shumë herë fituese.

Frida Krifca përfundon në SPAK

Edhe pse nuk është e sigurt nëse ndërkombëtarët kanë denoncuar Krifcën më SPAK, për fermerët nuk ka asnjë pikë dyshimi. Mësohet se për shkak të abuzimeve me fidanë, të cilit në vend që të shkojnë si subvencion tek fermerët e thjeshtë, kanë shkuar në duart e biznesmenëve (oligarkëve) që nuk kanë lidhje me bujqësinë, ministrja Krifca është kallëzuar pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme. Ka qenë sindikata e fermerëve, ajo e cila ka njoftuar se ka kallëzuar një padi kundër ministres, e cila akuzohet për favorizimin e dhënies së subvencioneve për fidanët te disa “fermerë” që nuk ekzistojnë.

Gazeta Sot