“Do kishim 18 mijë viktima?”/ Rama “zihet ngushtë” nga gazetari, kryeministri ndryshon menjëherë deklaratën

6 MAJ 2020

Në një intervistë të gjatë ku foli për situatën aktuale dhe politike në vend, kryeministri i vendit, Edi Rama në emisionin e gazetarit Enkel demi ka mohuar sot të ketë thënë ai që do të kishim 18 mijë viktima nga koronavirusi, nëse qeveria nuk do të kishte marrë këto masa drastike.

Në një lidhje direkte në Abc News, Rama tha se e cilësoi të pavërtetë këtë, ndërsa shtoi se ai ka cituar një individ të fushës.

Ndërsa Enkel Demi i kujtoi se ka thënë që do kishim 18 mijë viktima, Rama tha se “Nuk e kam thënë unë, kjo është e pasaktë. Kjo është e pasaktë dhe dezinformuese. Unë kam cituar një individ i cili është i fushës dhe ka dalë në një studio dhe e ka thënë atë shifër. Kam folur nga një projeksion i ekspertëve. Nuk kishte pse të mos ndodhte ajo që ndodhi në Lombardi, nëse nuk do merrnim masa. Do kishim numëruar mbi 1 mijë viktima.”

Gazeta Sot