“Do ketë trazira”, Artan Hoxha zbulon paralajmërimin e Ilir Metës para 21 Janarit: Ja pse duhet thirrur në SPAK

27 Nentor 2025
Gazetari Artan Hoxha në një studio televizive tha se Prokuroria e Posaçme duhet ta thërrasë ish-Presidentin Ilir Meta, që të dëshmojë për rastin e 21 Janarit, pasi ai ishte objekti për të cilin qytetarët u thirrën në atë protestë nga PS, në opozitë asokohe.
“Unë kam thënë që duhet thirrur nga presidenti i asaj kohe Bamir Topi dhe me radhë kryeministri zoti Berisha, kryetari i parlamentit, ish-zv/kryeministri zoti Meta e kam të shënuar atje, kryetari i opozitës së asaj kohe zoti Rama sepse patjetër Strasburgu i ka vënë kolona dhe ka kërkuar një hetim shterues dhe ky është shansi i fundit që ne kemi për një ngjarje si “21 Janari”.
Nëse s’hetohet tani, nuk do të hetohet më kurrë. Zoti Meta nuk kishte nevojë për mua ta kërkonte zoti Meta. Duhet ta thërriste prokurori i çështjes. Sepse zoti Meta si të them është objekti, pjesë e protestës ose motivi pse u thirr ajo protestë. Zoti Meta në atë kohë pra doli dhe një video. E dëgjova zotin Berisha duke folur për Dritan Priftin. Por ka ndërruar jetë Dritani shkret nuk kthen dot përgjigje, por është fakt që zoti Meta mbasi doli video u dorhoq për 700.000€ që ne s’e provuam dot i mori a s’i mori. Por e dëgjuam që po flitej për 700.000€. Ai dha dorëheqjen dhe ndodhi 21 janari”, tha Hoxha .
Sipas Hoxhës, Meta ka informacione të rëndësishme, pasi e ka deklaruar publikisht 24 orë para tubimit që u mbyll me katër protestues të vdekur në bulevard, se do të kishte trazira.
“Tani çfarë di zoti Meta? Zoti Meta dhe eksponentët e partisë së tij kanë dalë një ditë para protestës dhe kanë paralajmëruar që do ketë incidente shumë të rënda, do ketë përplasje frontale midis protestuesve dhe policisë. Dhe tani unë bëj pyetjen, nga e dinte zoti Meta këtë gjë? Nga e mori vesh se Presidenti i Republikës e dinte nga shërbimi informativ apo nga shërbimet e tjera, por zoti Meta ishte i dorëhequr. A e dinte ai nga strukturat e partisë në bazë apo nga burimet, apo nga informatorët që ai kishte brenda radhëve të strukturave të inteligjencës në Shqipëri. Por është fakt që ai e ka paralajmëruar një ditë para dhe këto janë kronikat e kohës. Unë i kam publikuar që në atë kohë dhe ai ka thënë që nesër do të ketë incidente. Incident, vrasjet ndodhën. Atëherë a e di zoti Meta a ka informacionin? Unë besoj që ka. Ai ka edhe për veprimet e qeverisë së asaj kohe, të ministrit të asaj kohe, por edhe për ato të opozitës. Pra ai edhe nëse nuk do të vetëdeklarojë duhet, dhe unë e di që ai është në listën e personave që do të thirren”, deklaroi Hoxha.
Më tej gazetari zbuloi se sipas burimeve të tij, SPAK do të thërrasë për të dëshmuar edhe ish-prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama.
“Unë besoj që edhe ish-kryeministri dhe deputetë, pra dhe kryeministri Rama dhe deputetë të Partisë Socialiste që kanë qenë në rolin e organizatorëve në atë kohë dhe ata do të thirren. Pra hetimi duhet të jetë shterues për të shkuar tek e vërteta”, nënvizoi Hoxha
