Do jetë kandidate e PS! Ilir Demalia tregon se çfarë fshihet pas vendimit të Ramës për Najada Çomon

4 MARS 2021

Shefja e Spitalit Infektiv do të kandidojë në Tiranë, ndërsa lajmi i u bë publik pikërisht në ditën kur Tritan Kalo, një nga mjekët infeksionistë të njohur të Shqipërisë dha dorëheqjen nga Komiteti duke akuzuar politikën për infektim të bluzave të bardha.

Analisti Ilir Demalia tha se Çomo tregoi se ka qenë në shërbim të politikës, ndërsa Kalo respektoi integritetin profesional dhe intelektual.

“Kjo tregon edhe një herë se, në Shqipëri institucionet nuk janë në gjendje të krijojnë pavarësi dhe integritetin e tyre. Po të shohësh qëndrimet e zonjës Najada Çomo gjatë gjithë daljeve të saj, ajo dukshëm dukej se ishte thjesht një zëdhënëse e pushtetit politik dhe gjithçka që fliste me shifra ishin konvinim për pushtetin politik dhe jo realitet.

Nga ana tjetër kemi edhe doktorin (Tritan Kalo), të cilit i lexova dhe shkrimin sot, me të drejtë ai e quan ashtu siç e quan, që ndërhyhet, që institucionet nuk kanë pavarësi dhe nuk janë në gjendje që as brenda profesionit të tyre të dalin me një zë të përbashkët. Unë mendoj që doktori bëri shumë mirë që dha dorëheqjen dhe tregoi integritetin e vet.

Nuk ishte një dorëheqje apo largim politik por një largim në respekt të profesionit të tij dhe integritetit intelektual. Në anën tjetër, zonja Çomo tregoi se gjithçka kishte aty ishte në shërbim të politikës dhe mori shpërblimin që tani do bëhet deputete. Në një kohë që ishte aq e nevojshme për të qenë pranë krizës së Covid-19”, tha Çomo për Ora News.

Gazeta Sot