Dita e 84-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë
22 Gusht 2026

Dita e 84-të e Protestës.22 Gusht 2026
22 Gusht 2026
Ora 19 e 45.
Thirrjet: – Shikoni Sheshi Plot.
Pjesmarrja eshtë masive, pasi dhe mbremjet kanë sjellur një freskim të lehtë.
Ka nisur marshimi i qytetarëve në kuadër të ditës së 84-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit, të mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, janë nisur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të Kryeministrisë.
Me pankarta dhe flamuj kuqezi në duar, qytetarët përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë ndryshim politik dhe qeverisës.
Protesta, e cila vijon prej 84 ditësh, nisi fillimisht në kundërshtim me zhvillimet lidhur me projektin në Zvërnec, por më pas u zgjerua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe establishmentit politik
Pas mbërritjes para godinës së Kryeministrisë, pritet të vijojnë fjalimet dhe thirrjet e protestuesve. Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
