Deti Jon nën patrullimin e NATO-s

Nga Alba Kepi

24 Shkurt 2022

Për disa orësh anija ruse raketa lëshuese “Mareshall Ustinov” është pozicionuar në detin Jon, rreth 200 milje larg brigjeve jugore italiane, rreth 180 milje larg portit të Tarantos ku është ndodhet baza kryesore e Natos në Mesdhe.

“Mareshall Ustinov”  konsiderohet killer i avionëve e më i madhi i flotës ruse, i gjatë rreth 180 metra me aftësinë të lëshoj drejt një këndi të largët 16 raketa njëherësh.

Lajmi është përcjellë nga të gjitha mediat italiane, përmes informacionit të marrë nga një “spotter” i cili gjurmon lëvizjet e mjeteve militare në rrugë ajrore e detare.

Anija ruse gjatë 24 orëve të fundit është larguar nga ujërat e Mesdheut Qëndror duke iu afruar brigjeve jugore jonike italiane e gjatë paradites së sotme 24 shkurt 2022 po spostohet në jug të Kretës e me shumë gjasa po drejtohet në portin sirian Tartus.

Ukrainë: 18 të vrarë nga sulmi me raketa në Odessa. Zjarr i madh pranë selisë së inteligjencës

Po në ujërta jonike e anijes ruse, ndodhet e pozicionuar dhe anija aeroplambëjtëse amerikane Truman e cila mban rreth 60 avionë bombardues të tipit F-18 Hornet.

Anije ruse raketa lëshuese “Mareshall Ustinov” ka hyrë në ujërat e detit Jon në fundjavën e shkuar, e ka vë në alarm sistemin e sigurisë së Natos.

Deti Jon nën patrullimin e NATO-s

Nga bazat ushtrake të Natos dy avionë ushtarakë po patrullojnë nga ajri brigjet jugore italiane, ku është pozicionuar aijna ushtrake ruse.

Ndërkohë gjatë paradites së sotme nga baza ushtrake italiane Aviano është nisur drej bazs Clju të Rumanisë avioni furnizues karburnati USAF KC-135R.

Ndërkohë dy avionë të tjerë italianë po patrullojnë Detin Jon; avioni ATR P-72B (MM62321), i nisur nga aeorporti ushtarka Pratica del Mare në Romë e Leonardo AË-139 (MM81932),  i nisur nga baza e Katanias.

Kryeministri italian Mario Draghi ka thirrur mbledhjen e Këshillit të lartë të Sigurisë e gajtë pasdites pritet një komunikim zyrtar i qeverisë italiane e cila ka deklaruar se po punon më aleatët e saj në Europë e Nato për një përgjigje të menjëhershme kudnër sulmit të pajustifikueshëm rus ndaj Ukrainës.

Tv Ornews