Çfarë po paralajmëron Jozefina Topalli? – ‘Sulmon’ drejtpërdrejt Lulzim Bashën dhe bën thirrje për ndryshim

11 QERSHOR 2020

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku është shprehur kasta politike është e korruptuar dhe po bëjnë marrëveshje për të amnistuar pasuritë e tyre të paligjshme.

Postimi i Topallit

Ata kane bere ligj per te glorifikuar pasurite e tyre te paligjshme!

Kasta politike e korruptuar dhe krimi kane bere marreveshtje edhe per te amnistuar pasurite e veta te paligjshme, te vendosura deri ne 2017.

Ky eshte nje nder skandalet me te urryera e brutale qe kam degjuar ne keta tre dekada.

Asnje qeveri ne bote nuk do guxonte jo te bente nje ligj te tille, por as t’i kalonte neper mend po te mos kishte garancine e kryetarit te “opozites”.

Per te gjithe ata qe ende nuk dijne te kuptojne logjiken e marreveshtjes se fundit , nje nder arsyet e keni ketu.

Sa here kemi thene se jane gjithe bashke.

Sa here kemi thene se kjo eshte qeveria me e keqe e ketyre 3 dekada.

Sa here kemi thene qe kjo qeveri kontrollon cdo gje, perfshire opoziten.

Ata ( 3-4 vete ) te zhytur ne korrupsion e paligjshmeri , mbajne peng nje vend.

Ata kane nje ortakeri te frikshme qe ka zhytur vendin ne depresion duke mbyllur cdo perspektive per te rinjte, dhe tani po ligjerojne vjedhjet e tyre te paimagjinueshme.

Njerezit jane te varfer dhe ekstremisht te varfer se jane te vjedhur.

Detyra e te rinjve eshte :- Te sfidojne korrupsionin!

Koha eshte per te vepruar.

Koha eshte per nje levizje per ndryshim.

Boll eshtr boll.

Gazeta Sot