Cfarë e pret kryeministrin Rama së shpejti. – Deputeti paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare,

1 Nentor 2020

Deputeti Lefter Maliqi shkruan se kryeministri Rama kërkon mandatin e tretë, për ti shpëtuar burgut.

Ai paralajmëron se fundi i Ramës është afër

Postimi i plotë i deputetit Lefter Maliqi:

Peshkaqeni me peshqit e mëdhenj në qeveri, kërkon mandat të 3-të, për ti shpëtuar burgut…

Të dashur miq!

Nuk del java për ti numëruar të këqijat që i ka bërë vendit ky Kryemafioz Rilindas, ndaj dhe shfrytëzojmë edhe të Dielën. Nuk mund të rrija pa reaguar për cinizmin e radhës të gënjeshtarit dhe arrogantit më të madh që ka njohur kjo Tokë. Foli dje për mandatin e tretë si garanci që Reforma në Drejtësi të funksionojë.

Po kush je TI o Kryemafioz që do të komandosh Reformën në Drejtësi?!

Pushteti ekzekutiv duhet ti mbajë duart larg nga sistemi i Drejtësisë, se pastaj quhet i kapur, o i KAPUR e i marrë PENG. Çmenduria jote arrin deri aty sa përveçse je autori kryesor i skandaleve, edhe i promovon ato me karshillëk. Nëse ka një njeri, me të cilin Drejtësia e Re duhet të nisë punën, ai je TI o Kryemafioz.

Je TI që duhet të hysh i pari në ato burgje që paske rindërtuar, por që harron se si i ke katandisur, me drejtues të korruptuar, të kriminalizuar, deri në atë pikë, sa e kanë kthyer Zyrën e Shtetit në skenë mode dhe seksi.

Flet për ata, që në ëndrrat e tua plot makthe, paskan marrë peng Gjykatat dhe Prokuroritë, kur TI o Kryemafioz ke lënë vendin prej vitesh pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë.

Si mund ta zësh në gojë TI fjalën ‘peng’, kur je i vetmi i marrë PENG, dhe ke marrë PENG gjithë Shqipërinë për 8 vite.

Si nuk ke TURP që del nëpër Shqipëri dhe bën akoma premtime për punë e projekte, që të kanë mbetur vetëm në ‘3D’ e ‘3P’?!

Se si ke qeverisur TI o Kryemafioz, e reflekton eskorta kilometrike që të shoqëron kudo ku shkon.

Sa herë që shqiptarët të shohin e të dëgjojnë, i duket shumë larg 25 Prilli.

Por për TY o Kryemafioz është shumë afër, kështu që mos humb kohë, fillo dhe bli bojëra për të zhgarravitur muret e bunkerit të Surrelit, kur të ngujohesh në 26 Prill e në vazhdim.

Gazeta Sot