9 Maji 2025

Partia Demokratike dhe ASHM mbyllin sot fushatën elektorale për zgjedhjet që do të mbahen këtë të dielë.

Lideri i opozitës Sali Berisha ka ndarë në faqen e tij në facebook njoftimin për këtë takim madhështor.

“Sonte, ora 19:00 tek Bulevardi i Ri bashkohu përmbylljes së një rrugëtimi historik, drejt misionit për “Shqipërinë Madhështore””, shkruan kreu demokrat në shënimin e tij.

Në këtë përmbyllje do të marrë pjesë edhe strategu i fushatës së opozitës Chris LaCivita.

Ndërkohë që do bëhet edhe një prezantim i fundit për të gjithë kandidatët për deputet të opozitës të cilët i dhanë tempin kësaj fushate cep me cep të Shqipërisë.