Berisha nën shoqërimin e eskortës së Policisë Amerikane mbërrin në Teksas.

Berisha nën shoqërimin e eskortës së Policisë Amerikane mbërrin në Teksas.
8 Shtator 2026
Në kuadër të turit të takimeve në Amerikë, Sali Berisha me dt. 7 shtator ka mbërritur në Teksas. Kreu i PD-së është shoqëruar me eskortë policie, ndërsa është pritur në aeroport edhe nga shqiptarë që jetojnë në Teksas.
Gjatë vizitës në Teksas kryedemokrati do të marrë pjesë në Konventën e Partisë Republikane.
Një ditë më herët ai zhvilloi një takim në New Jersey, ku ishin të pranishëm shqiptarë që jetojnë në SHBA.
Po ashtu Berisha u shpreh se qëndrimin e tij në SHBA do ta shfrytëzonte për të rimëkëmbur marrëdhëniet me autoritetet amerikane.
