24 Tetor 2022

Kërkojnë rrëgullimin e rrugës, e cila u dëmtua pas punimeve që u kryen për hapjen e kanaleve të ujërave të zeza.

POGRADEC– Dhjetëra banorë të fshatit Guras në Pogradec kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën që të çon në fshat. Ata kërkojnë rregullimin e rrugës, e cila u dëmtua pas punimeve që u kryen për hapjen e kanaleve të ujërave të zeza.

Firma që hapi kanalizimet dëmtoi rrugën, banorët e fshatit

Pamje nga protesta

Me përfundimin e punimeve firma ka shtruar një pjesë të rrugës, vetëm aty ku ka kryer punime. Banorët e fshatit pretendojnë se punimet janë të dobëta dhe ajo mund të prishet sërish prandaj i kanë bërë dhe njëherë thirrje kompanisë dhe pushtetit vendor të marrin masa.

Për më shumë se 30 minuta ata bllokuar lejinim e kalimit në rrugë duke mos lejuar kështu as mësuesit që të shkojnë në shkollë. Ata paralajmëruan protestë tjetër nëse firma që ka kryer punimet dhe bashkia nuk marrin masa për zgjidhjen e këtij problemi.