Bamir Topi: – “Ballkani i Hapur” gati marrëdhënie personale Rama-Vuçiç.

28 Mars 2022

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se Ballkani i Hapur shkon dhe koncentrohet në një Ballkan i Hapur vetëm në dy porta.

Topi tha se në kontekstin e luftës në Ukrainë shumë gjëra duhet të rikonsiderohet duke shtuar se Serbia ka bërë deklarata krenare pro Rusisë.

Topi: Ballkani i Hapur shkon dhe koncentrohet në një Ballkan i Hapur vetëm në dy porta, sepse nga një marrëdhënie ballkanike, është reduktuar në një marrëdhënie mes qeverisë shqiptare dhe asaj serbe. Madje duket sikur është një marrëdhënie gati e personalizuar mes Ramës dhe Vuçiçit.

Topi: Në vend duhet një e djathtë dhe e majtë politike, përtej emrave Berisha, Rama dhe Basha

Topi zbulon “trukun” e Berishës për non gratan e ShBA-ve: Do të bëhet kryetar i PD-së që…

Gjërat kanë më shumë sesa një muaj që kanë lëvizur shumë në kontekstin e një lufte që ka qenë dhe risku i një degradimi për të shkuar në një luftë të tretë botërore. Gjërat që janë të një rëndësie minore, duket të rikonsiderohet, sepse vetë NATO është në alert. Në kuadrin e një përplasje të tillë, në një përplasje NATO-Rusi, çfarë pozicioni mbajnë palët. Serbia ka pasur një deklaratë me krenari që rikonsideroi si jetike aleancën me Rusisë.