
Balluku u shpërfilli kërkesat/ Banorët e Hotolishtit nisin sërish protestën, bllokojnë aksin kombëtar
5 Maji 2025
Banorët e zonës së Hotolishtit në Librazhd kanë nisur ditën e sotme protestën e tyre të radhës pas shpërfilljes së vazhdueshme nga ministrja e Infrastukturës, Belinda Balluku.
Ata kërkojnë shpronësime me çmimet e tregut dhe ndërtimin e tunelit në mënyrë që fshati të mos preket nga projekti i Korridorit VIII.
Banorët propozojnë ndërtimin e një tuneli, i cili do të shmangte dëmtimin e pjesës historike të fshatit dhe mjedisit përreth, duke lejuar që rruga të ndërtohet pa ndikuar në komunitet.
Sipas tyre Balluku ka injoruar vazhdimisht kërkesat e tyre për ballafaqim dhe nuk ka biseduar drejtpërdrejtë me ta në lidhje me kërkesat e tyre.