ASHK përballë skandalit! – Si u privatizuan lulishtja dhe trotuari në favor të Ajola dhe Valbona Xoxës?!

Privatizimi i lulishtes apo trotuarit si truall në funksion të shoqërisë aksionere ku mazhorancë janë Ajola dhe Valbona Xoxa, dalja pengon aksesin e njësisë që lidhet me sipërfaqen e regjistruar si pasuria 5/360.
Thënë shkurt, ky regjistrim ka dëmtuar pronarët në të njëjtin objekt duke u sjellë kufizime në përdorimin e hyrje-daljeve në trotuarin publik.
Nga ana tjetër, personat e tjerë, pronarë të godinës, nuk janë përfshirë në procedurën që çoi në regjistrimin e vitit 2016.
CNA ka publikuar dokumentet duke nisur nga planimetria që tregon lulishten e kthyer në truall, harta treguese e regjistrimit, urdhrin për ndarjen e pasurisë, vërtetimin e dokumenteve hipotekore e deri te planimetria e vjetër.
Disa pyetje publike për ASHK-në dhe një skandal i mundshëm për privatizimin e një trotuari
Cili është dokumenti teknik i saktë që përcaktoi kufijtë e sipërfaqes 415.88 m² dhe a përputhet sipërfaqja e regjistruar me sipërfaqen që rezulton nga dokumentet historike?
Sipas të dhënave të dokumenteve, por edhe fotove, tregohet se ka lulishte dhe sipërfaqja e privatizuar është edhe trotuar.
Për faktin që shihet në terren, ka dyshime për shkelje të ligjit dhe abuzime nga ASHK-ja.
Pyetjet që lindin janë:
1-A është verifikuar gjendja reale e terrenit në momentin e regjistrimit të vitit 2016?
2-A përfshin pasuria 5/360 sipërfaqe që në praktikë kanë shërbyer si akses ose hapësirë kalimi?
Dokumentacioni i analizuar deri tani ngre dyshime të shumta mbi mënyrën e përcaktimit dhe regjistrimit të sipërfaqes 415.88 m² në pasurinë nr. 5/360.
Materialet e publikuara nga CNA kërkojnë një verifikim të mëtejshëm administrativ dhe, nëse rezultojnë elemente shtesë, edhe hetim institucional mbi procedurën e ndjekur ku, sipas dokumenteve, duke qartazi se shoqëria aksionere “Botimet Enciklopedike” ka privatizuar lulishten dhe trotuarin./ Marrë me të njëjtin titull nga CNA.al
