Artan Fuga: – O ikën SPAKU dhe bashkë me të edhe merr fund…

11 Janar 2026
O ikën SPAKU dhe bashkë me të edhe merr fund ajo që u quajt refoma në drejtësi, dhe partnerët dhe aleatët e jashtëm pranojnë dështimin dhe tërhiqen.
O bie qeveria bashkë me grupin parlamentar dhe atëhere pa një pa dy shkohet në zgjedhje.
Ose vendi futet në një krizë institucionale që nuk është parë deri më sot! Dhe kjo e fundit mbaron me njërën nga dy zgjidhjet e para, por me më shumë vuajtje!
Sado shira të bien, bashkë me zjarre, një nga këto të treja do të ndodhë në pikën ku kemi arritur, duam apo nuk duam.
Te tjerat janë llogje dhe shkumë sapuni!
Unë besoj se këtë nuk e kuptoj vetëm unë.
