15 Maji 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetime lidhur me fenomenin e ndërtimeve pa leje në Sarandë dhe Ksamil.

Fokus i hetimeve është verifikimi i rolit dhe përgjegjësisë së efektivëve të policisë në lejimin apo mosparandalimin e këtyre ndërtimeve të paligjshme.

Raportohet se deri më tani është vënë në pranga shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari dhe dy efektivë.

Lëvizja e AMP vjen pas dy rasteve të evidentuara gjatë ditëve të fundit në zonë.

Në njërin rast, Prokuroria sekuestroi katin e një hoteli të ndërtuar pa leje, ndërsa në rastin tjetër, në një plazh të Ksamilit, u arrestuan 8 punëtorë që po kryenin punime të paligjshme.