Aromë orientale në Paris, njihuni me “Zonjën dhe njëbrirëshin”.

Nga Besmira Pelushaj

Nëntor 2021

Përkrah veprave të artit bashkëkohor, në qytezën franceze Tuluzë do të ekspozohen për herë të disa sixhade mesjetare të shek 15.

Tekstilet të quajtura “Zonja dhe njëbrirëshi”, një emër konvencional, pasi autori për fat të keq nuk dihet, vlerësohen si unike nga kuratorë të ekspozitës. Ato janë të endura nga leshi dhe mëndafshi rreth vitit 1500.

“Gjatë Luftës së Parë Botërore, veprat e artit nga Muzeu Cluny dhe nga Muzeu i Luvrit u fshehën, u riatdhesuan, veçanërisht në manastirin e Jakobinëve. Ideja për t’i sjellë për publikun ekzistonte që në fund të Luftës së Parë Botërore, por kjo nuk u realizua atëherë, ndaj sot ja ku jemi më në fund,” tha Annabelle Ténèze, menaxhere e Muzeut.

“Ne marrim këshilla nga restauruesit e tekstilit, sepse është e rëndësishme të ndjekim protokolle të tilla si rrotullimi i sixhadesë në drejtim të deformimit për të mos tërhequr shumë indet dhe për të ruajtur këto pasuri pesëqind vjeçare sa më shumë” shtoi ajo.

Gjashtë pjesët janë ekspozuar vetëm jashtë Parisit në Nju Jork në 1973, pastaj në Japoni në 2013 dhe në Sidnei në 2018 kur Muzeu Cluny, shtëpia e tyre e përhershme, u mbyll për rinovim. Muzeu Cluny, emri i plotë i të cilit është “Muzeu i Mesjetës – Banja dhe Rezidenca Cluny” në Paris përmban ekspozita të jashtëzakonshme nga Mesjeta.

Pesë sixhadet janë një alegori me pesë shqisa njerëzore: erë, shije, prekje, shikim dhe dëgjim. Thelbi i të gjashtësh mbetet një mister edhe sot e kësaj dite, teksa polemikat rreth saj ende nuk zbehen.

Ora News/