8 Maji 2025

Lideri i opozitës Sali Berisha në një postim në Facebook, Berisha ka ndarë një video ironike ku shfaqet kryeministri Edi Rama duke i drejtuar pyetjen provokuese në Kuvend: “A e kalon dot oqeanin?”

Videoja vijon me pamjet e lajmit të sotëm, në mediat amerikane për ndryshimin e qëndrimit të Departamentit të Shtetit, në raport me Sali Berishën. Lajmi tregon një zhvillim të madh politik: Berisha nuk është më i penguar të udhëtojë drejt SHBA-së.

Postimi përçon një mesazh të qartë: E drejta ka vonuar, por është vënë në vend.

I ardhur pikërisht përpara zgjedhjeve, ky lajm vërteton se vendimi i politizues i administratës së Biden kishte qellim për të goditur opozitën, si pjesë e përpjekjeve të Edi Ramës dhe lobimit të Xhorxh Sorosit, kanë dështuar.