Alarm në Lezhë! Flakët drejt banesave në Rras të Butë, digjen varrezat! – Në rrezik dhe kisha

Në Rras të Butë, Lezhë digjen varrezat, 7 Shtator 2026
8 shtator 2026
– Po punojnë për izolimin e zjarrit me mjete dhe pompa dore.
– Një zjarr i përmasave shqetësuese po përparon drejt zonave të banuara në Rras të Butë, në Njësinë Administrative Ungrej, në Lezhë.
Flakët, të cilat më herët kanë përfshirë zonat e Kalivaçit dhe Zimajt, tashmë janë afruar pranë fshatit Rras i Butë, siç mund ta shihni edhe në pamjet e siguruara nga gazetari, Martin Marku.
Flakët nuk kanë “kursyer” varrezat e fshatit ndërsa po përhapen me shpejtësi të madhe në zonë. Në rrezik janë dhe banesat si dhe kisha e rindërtuar së fundmi nga banorët ndërsa përmasat e zjarrit janë të mëdha dhe të favorizuara nga erërat e forta e bimësia në zonë.
Terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen e ekipeve të emergjencave civile, të cilat po punojnë për izolimin e zjarrit me mjete dhe pompa dore.
Përhapja e flakëve favorizohet nga dendësia e pyjeve, temperaturat e larta dhe era e fortë, e cila ndryshon drejtim dhe ndihmon në avancimin e zjarrit. Ekipet në terren vijojnë punën për shuarjen dhe izolimin e flakëve, si dhe për mbrojtjen e zonave të banuara.
