Aktivisti Ilir Xhemalaj: – Falënderoj Dua Lipën që ngriti zërin për ne! – I bëj thirrje intelektualëve të na bashkohen dhe të marrim fatet e vendit në dorë

ilir xhemalaj
13 Korrik 2026
Aktivisti Ilir Xhemalaj i bëri thirrje intelektualëve nga protesta e 44-ërt të bashkohen me qytetarët në shesh kundër qeverisë Rama.
Sakaq, falenderoi edhe këngëtaren Dua Lipa për deklaratat e saj në podkastin me Lea Ypin.
Ilir Xhemalaj: Ne këtu në këtë shesh kemi një familje e madhe, dhe kemi ndasitë tona mendjet tona. Këtu na ka bashkuar ky shesh dhe qëllimi jonë për rrëzimin e qeverisë sistemit dhe Edi Ramës.

Dua Lipa
Sot dua të bëj thirrje intelektualëve të tejkalojnë frikën të dalin nga zona e komfortit dhe të vijnë në shesh dhe të mundin frikën dhe të marrim fatet e vendit në dorë. Kisha një falënderim për Dua Lipën që zgjidhi të rreshtohej krah sheshit këtu dhe të ngrenë zërin kundër padrejtësive. I bëj thirrje artistëve të ngrenë zërin dhe të dalin në shesh. Do jemi këtu deri në realizimin e 5 pikave së pari rrëzimin e qeverisë Rama.
