Ahmetaj: Zgjedhjet lokale do i grijë krimi i organizuar! Struktura e Ballukut dhe e Ramës më e fortë se kurrë tek AKSHI, Rrugë, Energji e Kadastër

8 Shtator 2026
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ Arben Ahmetaj thotë se Rama ka vjedhur fushën e lojës dhe paralajmëron se zgjedhjet lokale janë të kërcënuara nga krimi i organizuar. Ahmetaj bën deklaratën e fortë kur thotë se strukturat e Ballukut dhe Ramës tek AKSHI, rrugë, energji nuk jan cënuar, përkundrazi janë bërë më të forta.
Pjese nga intervista
Arben Ahmetaj Ky njeri, përveç se ka prishur rregullat e lojës, ky ka vjedhur dhe fushën e lojës, e ka grabitur dhe lojtarët e tjerë sot janë jashtë fushës së lojës me brekë në minus 10 gradë, në aspektin metaforik.
Dhe me këtë është qesharake mor kur diskutoni për territorialen. Diskutojnë, ndjesë, e tërheq, që diskutojnë për territorialen, apo për, do vejë Damjani dhe Ogerta dhe do bëjnë një reformë elektorale. Qesharake! Qesharake!
Po ju them, ti e ke thënë, Mand Shkullaku e ka thënë, Andi Bushati e ka thënë. Nuk ka zgjedhje me këtë dhe Trumpi të vijë, pse? Ka vjedhur rregullat e lojës.
Krimi i organizuar, oligarkët, administrata, paratë… e kanë zhdukur fushën. Doni t’i shërbeni, s’po të drejtohem ty, i shërbej, i referohem të gjitha forcave. Doni t’i shërbeni? Ndiqni lojën e këtij.
Jo, zgjedhje lokale, zgjedhje lokale? Do t’ju grijë krimi i organizuar. Pse? Sepse segmentet e SPAK-ut kanë çmontuar bullonat, jo strukturën.
Struktura e Belinda Ballukut dhe e kreut të organizatës dhe në AKSH, dhe në rrugë, dhe në energji, dhe në kadastër, vazhdon. Struktura nuk është cenuar, zoti Peka. Struktura është më e fortë se kurrë.
© SYRI.net
