26 Gusht 2026

Punonjësve të administratës u jepet mundësia të përfitojnë kredi me 0% interes për blerje apartamenti. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit njoftoi hapjen e thirrjes për aplikim për 300 kredi me 0% interes për blerjen e një banese për punonjësit e administratës publike.

Aplikimet nisin nga 27 Gushti 2026 dhe përfundojnë më 25 Shtator 2026.

Financim sipas çmimit të referencës dhe sipërfaqes sipas certifikatës familjare

Në aplikime do të përfshihen punonjësit e 5 institucioneve me kuota nga 20 deri në 70 aplikime.

Konkretisht, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – 70 kuota; Ministria e Mbrojtjes – 70 kuota; Ministria e Arsimit – 70 kuota; Ministria e Punëve të Brendshme – 70 kuota dhe Policia e Burgjeve / Ministria e Drejtësisë – 20 kuota.

Aplikimet do të kryhen nëpërmjet e-Albania.

Kriteret kryesore përfshijnë nga mospasja e një prone në pronësi, të mos jenë përfitues nga programe të tjera sociale etj.

Të jeni i punësuar në administratën publike, sipas përcaktimeve të ligjit “Për strehimin social”;

-Të mos keni banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të keni një banesë nën normat e strehimit;

-Të mos zotëroni pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar;

-Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social.