26 Nëntor 2026

Një grup qytetarësh zhvilluan këtë të mërkurë protestën e radhës në kryeqytet. Pasi qëndruan para kryeminstrisë për pak kohë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Gjatë marshimit edhe si herët e kaluara protestuesit vijojnë me thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë shërbimet e policisë ishin në gatishmëri për shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm.