5 Shtator 2026

Situatat kryesore:

* Fier – Drizë/Radostinë, Vadhizë, Peshtan dhe Levan: vatra vijon aktive. Janë angazhuar 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë, 90 FP dhe 104 forca ushtarake, me mbështetje nga 1 helikopter dhe 1 Air Tractor.

* Shkodër – Bardhaj: zjarri mbetet aktiv. Në operacion janë 5 automjete zjarrfikëse, struktura vendore dhe mbështetje nga FA me 1 automjet zjarrfikës dhe 1 helikopter.

* Mat – Lundre dhe Madhesh, operacioni mbështetet edhe nga 30 efektivë të FA.

* Himarë – lagjja “1 Maji”: zjarri është fikur pas një angazhimi të gjerë me 26 automjete zjarrfikëse, forca vendore, policore e vullnetare dhe 183 efektivë, 2 zjarrfikëse dhe 2 ambulanca dhe 2 helikopterë të FA. Raportohen 6 banesa të djegura, prej tyre 3 të banuara, dhe 36 persona të evakuuar.

* Dajt: vatra vijon aktive, me 30 forca vendore dhe 50 efektivë të FA të angazhuar. Qinami mbahet nën mbikëqyrje dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Vatra aktive raportohen gjithashtu në Vajkal, Mallunxë–Lis, Gallatë, Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, Krastë të Elbasanit, Iballë dhe Krepse, ndërsa vijon mbikëqyrja në disa zona të tjera. Në Mavrovë të Selenicës dhe në malin “Partizan” në Berat, zjarret janë fikur.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, shkruan Ministria e Mbrojtjes.