Nje qeveri e djathte pa Berishen ne krye

Shkruar nga: Eduard Zaloshnja  
Botuar më: 13 vite mė parė

Eduard Zaloshnja
Nje qeveri e djathte pa Berishen ne krye

Ndėrkohė, vlen tė analizohet se si do tė ndikonin kėta faktorė nė njė qeverisje tė ardhshme tė sė djathtės, nė rast se ajo do t'i fitonte zgjedhjet. Njė analizė e tillė mund t'i vlejė nė veēanti votuesve tė lėkundur qė anojnė nga e djathta, por qė, pėr shkak tė rezervave qė kanė ndaj udhėheqėsit tė PD-sė, e kanė tė vėshtirė tė votojnė pėr koalicionin e udhėhequr nga ajo. Duke gjykuar nga struktura aktuale e sė djathės shqiptare, mund tė konstatohet se gjasat janė tė mėdha qė qeveria e krijuar prej saj (pas njė fitoreje tė mundshme) tė jetė njė qeveri koalicioni e tė gjithė forcave qė e pėrbėjnė atė. Dhe do tė ishte e natyrshme qė ministrat dhe zv. ministrat e njė qeverie tė tillė tė pėrzgjidheshin nga udhėheqja tradicionale e PD-sė, KOP-i, tė rikthyerit nė PD, LZHK-ja, dhe partitė e vogla tė djathta. Ndėrsa nė qoftė se LZHK-ja do tė arrinte tė krijonte njė grup relativisht tė madh parlamentar (p.sh., prej 10 deputetėsh), dhe nė qoftė se votat e saj do tė ishin tė domosdoshme pėr krijimin e qeverisė, ėshtė mė se normale tė mendohet se ajo do tė kėrkonte qė qeveria tė kryesohej nga ēdo udhėheqės tjetėr i PD-sė pėrveē Berishės. Po tė konsiderohet si i mirėqėnė krijimi pas zgjedhjeve i njė qeverie tė tillė, pyetja qė lind natyrshėm pas kėtij presupozimi ėshtė se sa efektive do tė ishte ajo. Qė njė ekip qeveritar tė jetė efektiv nė njė republikė parlamentare, duhet tė jetė i pėrbėrė nga njerėz tė dedikuar pėr zhvillimin e vendit, tė aftė pėr tė drejtuar dhe, ē'ėshtė mė e rėndėsishme, tė mbėshtetur fuqimisht nga forcat parlamentare qė i kanė propozuar. Ndėr kandidatėt e mundshėm tė sė djathtės pėr ministra e zv. ministra spikasin politikanė tė afrimuar tashmė, si dhe teknicienė tė aftė qė janė futur rishtas nė politikė. Pa i numėruar njė pėr njė tė gjithė ata, mund tė thuhet pa frikė se koalicioni i djathtė do tė jetė nė gjendje tė nxjerrė njė ekip prej 45-50 ministrash e zv. ministrash tė dedikuar e tė aftė, ndėr tė cilėt, disa nuk do tė jenė ushtarė tė bindur tė Berishės. Dhe do tė jetė pikėrisht prezenca e kėtyre tė fundit nė ekipin qeverisės qė do tė vėrė nė dyshim mbėshtetjen e fuqishme parlamentare ndaj tij; mbėshtetje kjo qė pėrbėn kushtin e domosdoshėm pėr njė qeverisje efektive nė njė republikė si e jona. Berisha, i privuar nga ėndrra pėr tė qėnė nė krye tė qeverisė, ta do mendja se do tė pėrpiqet tė dominojė qeverisjen nga pozicioni i kryetarit tė shumicės paralmentare. Nė kėto kushte, ėshtė e natyrshme tė lindin divergjenca midis ekzekutivit dhe grupit parlamentar tė PD-sė. Se sa tė aftė do tė jenė anėtarėt antikonformistė tė ekzekutivit tė neutralizojnė diversionet e mundshme parlamentare tė Berishės, do tė varet nga kohezioni midis tyre. Nė qoftė se ata do ta mbėshtesin njėri-tjetrin nė pėrballjet e ekzekutivit me parlamentin, Berishės nuk do t'i mbetet tjetėr kartė nė dorė veē rrėzimit tė qeverisė dhe zhvillimit tė zgjedhjeve tė parakohėshme. Por ky do tė ishte njė ēmim shumė i lartė pėr njė udhėheqės qė ka lėnguar tetė vjet nė opozitė. Duke u kthyer tek votuesit e lėkundur qė anojnė djathtas, por qė kanė rezerva ndaj Berishės, analiza e mėsipėrme demonstron se ndoshta do tė jetė me vlerė pėr ta qė votat partiake t'ia japin LZHK-sė, ndėrsa votat e drejtpėrdrejta t'ia japin kandidatit tė PD-sė nė zonėn e tyre. Nė tė kundėrtėn, votat e drejtėpėrdrejta pėr kandidatin e LZHK-sė mund tė shėrbejnė pėr t'i siguruar fitoren kandidatit socialist nė atė zonė. Dhe nė qoftė se kjo gjė ndodh nė tė paktėn 60 zona, PS-ja dhe aleatėt e saj dushkorė, do tė jenė nė gjendje ta kalojnė pa vėshtirėsi numrin magjik tė 70 deputetėve. Ndėrsa duke ia dhėnė votėn e drejtpėrdrejtė kandidatit tė PD-sė dhe votėn partiake LZHK-sė, votuesit e lėkundur qė anojnė djathtas shtojnė shanset pėr krijimin e njė qeverie tė djathtė, e cila, nė kushtet kur LZHK-ja do tė nxirrte 10 a mė tepėr deputetė nga proporcionali, nuk do tė kishte Berishėn nė krye. Kuptohet qė analiza e mėsipėrme ka vlerė simetrike edhe pėr votuesit e lėkundur qė anojnė majtas, por qė kanė rezerva ndaj Nanos. Pėr tė rritur shanset e krijimit tė njė qeverie tė majtė pa Nanon nė krye, ata, nė zonat ku kandidatėt e LSI-sė nuk kanė shpresė tė fitojnė drejpėrdrejti, mund t'ia japin votėn kandidatit tė PS-sė, ndėrsa votėn partiake LSI-sė. Nė qoftė se sistemi zgjedhor do tė ishte proporcional, qoftė kombėtar apo rajonal, votuesve tė lėkundur nuk do t'iu lindėte nevoja tė bėnin xhonglime tė tilla me votat. Por me sistemin zgjedhor hibrid qė ėshtė nė fuqi, tė cilin e kanė peshqesh nga hartuesit e kushtetutės, atyre ndoshta do t'iu duhet ta bėjnė kėtė gjė pėr hir tė preferencave politike qė kanė.

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA