Gjysma bosh dhe gjysma plot

Shkruar nga: Eduard Zaloshnja  
Botuar më: 13 vite mė parė

Eduard Zaloshnja
Gjysma bosh dhe gjysma plot

Dhe asnjė prej tyre s'e ka tė lehtė tė pėrgjigjet. Por sidoqoftė, hamendjet nuk mungojnė, si publikisht, edhe privatisht. Rreshtat e mėposhtėm ofrojnė dy hamendje tė tjera, ndėr tė shumtat qė i janė ofruar publikut shqiptar. E para e sheh gjysmėn e gotės bosh, ndėrsa e dyta e sheh gjysmėn e gotės plot. Gjysma e gotės bosh Megjithė shpresėn e Lutz Salzman-it qė kandidatėt pėr deputetė tė kenė distancė nga interesat ekonomike, duket se shumica e kandidatėve socialistė nuk do ta kenė njė distancė tė tillė. Madje, disa prej tyre janė bėrė super tė pasur nga afėrsia me biznesin ose nga qėnia pjesė e tij. Ndėrkohė, shumica e komisionerėve tė qendrave tė votimit janė mijra herė mė tė varfėr se ata. Duke patur parasysh rėndėsinė qė kanė kėto zgjedhje pėr kandidatėt socialistė, si dhe mbizotėrimin e kulturės sė korrupsionit nė Shqipėri, tė presupozosh se disa komisionerė tė opozitės do tė blihen nga kandidatė me xhepa tė thellė socialistė nuk mund tė konsiderohet fantazi e ēfrenuar. Po tė pranohet ky presupozim, ėshtė mė se e lehtė tė imagjinohet se si komisionerėt e njė qendre periferike votimi mund tė "ndihmojnė" njė kandidat tė caktuar; nė njė moment oportun, ata mund tė "votojnė" nė emėr tė zgjedhėsve qė nuk paraqiten nė qendrėn e votimit. Dhe nė qoftė se njė numėr i mjaftueshėm komisionerėsh tė opozitės e bėjnė kėtė gjė, fitorja i shkon PS-sė. Por jo zyrtarisht. Arsyeja e mungesės sė vulės zyrtare tė njė fitoreje tė tillė tė PS-sė gjendet nė njė nga nenet e kodit tė ri zgjedhor, i cili pėrcakton se KQZ-ja mund ta marrė vendimin pėrfundimtar mbi fituesin e zgjedhjeve vetėm me njė shumicė tė kualifikuar prej pesė anėtarėsh. Dhe ky nen krijon njė problem jo tė vogėl pėr PS-nė; tre nga shtatė anėtarėt e KQZ-sė janė nga njerzit mė tė besuar tė Berishės. Pra, qė fitorja e PS-sė tė zyrtarizohet, tė paktėn njėri prej tyre duhet tė votojė kundėr ankesave tė opozitės. Dhe tė parashikohet se njėri nga njerzit e Berishės nė KQZ do ta tradhėtojė atė, ndryshe nga parashikimi pėr tradhėtinė e komisionerėve tė varfėr vendorė tė opozitės, mund tė konsiderohet njė fantazi e ēfrenuar. Nė qoftė se ngjarjet do tė rridhnin sipas kėtij skenari pesimist, opozita me siguri do tė fillonte protesta masive me shalla blu. Dhe nėn presionin e brendshėm e tė jashtėm, PS-ja do tė detyrohej tė pranonte krijimin e njė qeverie tė pėrkohėshme, e cila do tė ngarkohej me pėrgatitjen e zgjedhjeve tė tjera nė njė tė ardhme tė afėrt. Qė do tė thotė se trenit shqiptar pėr nė Bruksel do t'i duhej tė bėnte edhe njė ndalesė tjetėr tė dhimshme. Gjysma e gotės plot Presupozimi kyē nė skenarin e mėsipėrm ėshtė se, ashtu si nė zgjedhjet e mėparshme, njė numėr i madh votuesish nuk do tė marrin pjesė nė votime, duke krijuar kėshtu mundėsinė qė komisionerėt e blerė t'i mbushin vetė kutitė e votimit. Por ndryshe nga zgjedhjet e mėparshme, ish-bojkotuesit mund tė vendosin tė votojnė kėsaj rradhe. Ndėr ish-bojkotuesit me orientim djathtas, disa mund t'ia japin votėn koalicionit tė udhėhequr nga PD-ja, e cila ndryshe nga viti 2001, ka ndėrmarrė disa hapa qė krijojnė pėrshtypjen se njė ardhje e saj nė pushtet do tė pėrmirsonte qeverisjen. Ndėrsa disa tė tjerė mund t'ia japin votėn LZHK-sė, tė tėrhequr nga emri i Leka Zogut, birit tė udhėheqėsit qė e shndėrroi Shqipėrinė nga njė territor anarkik nė njė shtet funksional. Gjithashtu, ata mund ta shohin pjesmarrjen e LZHK-sė nė njė qeveri tė ardhme tė djathtė si faktor amortizues kundrejt autoritarizmit tė mundshėm tė Berishės. Ndėr ish-bojkotuesit me orientim majtas, disa mund t'ia japin votėn LSI-sė, tė tėrhequr nga qėndrimi i ashpėr i saj ndaj korrupsionit dhe monopoleve, si dhe nga efekti amortizues qė do tė luante LSI-ja nė njė koalicion tė majtė qeverisės. Ndėrsa disa tė tjerė (sidomos nė Tiranė), tė tėrhequr nga rrugėt e rregulluara gjatė qeverisjes sė kryeqytetit nga Edi Rama, mund tė votojnė pėr koalicionin e udhėhequr nga PS-ja. Kuptohet qė edhe sikur tė gjithė votuesit qė jetojnė nė Shqipėri tė marrin pjesė nė votime, nuk mund tė shpresohet qė shtigjet nga do tė pėrpiqet tė kalojė manipulimi i votave tė bllokohen plotėsisht. Pėr shembull, rreth 20% e votuesve jetojnė jashtė Shqipėrisė, dhe komisionerėt e blerė mund "tė votojnė" nė emėr tė tyre. Por njė akt i tillė do tė ishte shumė flagrant. Pra, lehtėsisht i kapshėm nga vėzhguesit e zgjedhjeve. Njė mėnyrė tjetėr manipulimi ėshtė edhe blerja e drejtpėrdrejtė e votuesve. Por njė operacion i kėtij lloji do duhej tė ishte masiv. Si i tillė, do tė linte gjurmė. Dhe nė kushtet kur komuniteti ndėrkombėtar ia ka bėrė tė qartė qeverisė socialiste se nuk do tė lejojė as manipulimin mė tė vogėl nė kėto zgjedhje, ajo e di mirė se marzhin e tolerancės pėr manipulime qė lėnė gjurmė e ka shumė tė vogėl. Nė qoftė se ngjarjet do tė rridhnin sipas kėtij skenari optimist, do tė minimizohej probabiliteti si pėr manipulime nga socialistėt, ashtu edhe pėr kontestime nga opozita. Dhe nė kėto kushte, do tė rritej presioni ndėrkombėtar ndaj KQZ-sė pėr tė dhėnė njė verdikt pėrfundimtar, pavarsisht se kujt do t'i pėrkiste fitorja. Qė do tė thotė se treni shqiptar nuk do ta ndėrpriste rrugėn e tij tė gjatė pėr nė Bruksel.

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA