Regjistroni domainin tuaj .al

Panairi Nderkombetar i Tiranes

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite më parë

Panairi Nderkombetar i Tiranes
Panairi Nderkombetar i Tiranes

Nga data 25 deri në 30 nëntor, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, mbahet edicioni i 17 - të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës. Ky panair i organizuar nga Klik Ekspo Group, ketë vit zhvillohet nën logon e UFI - Organizatës Botërore të Industrisë së Panaireve, me seli në Paris. Mbi 350 ekspozues nga vende të ndryshme marrin pjesë në këtë panair.

Ndër sektorët që do të paraqiten më gjerësisht ketë herë veçohen teknologjitë e përparuara në materialet e ndërtimit, burimet alternative të energjisë, menaxhimin dhe projektimin e projekteve infrastrukturore, transport e telekomunikacion, mbrojtjen e mjedisit dhe riciklimin, industrinë kimike dhe agroushqimore, industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë, konsulencë e shërbimeve. Panairi risjell përmes pavijoneve të shteteve pjesëmarrjen e organizuara shtetërore të sipërmarrësve nga Belgjika, Polonia, Kroacia, Serbia, Greqia, Italia, Austria, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Turqia, Bullgaria, Irani e të tjera shtete përherë të orientuara drejt bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Shqipërinë. Gjatë panairit do ketë edhe sfilata, ekspozita arti, konferenca shkencore dhe prezantime institucionale.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi