Regjistroni domainin tuaj .al

Kadare, cmim per humorin e zi dhe kafkian

Shkruar nga:  
Postuar më: 2 vite më parë

Kadare, cmim per humorin e zi dhe kafkian
Kadare, cmim per humorin e zi dhe kafkian

Shkrimtari Ismail Kadare vlerësohet me çmim për sensin e humorit të zi dhe ironisë kafkiane në letërsinë e tij. Drejtori i Javës Ndërkombëtare të Letërsisë dhe Artit Humoristik, “La Risa de Bilbao”, shkrimtari Juan Bas, ka deklaruar se çmimi i festivalit do t’i akordohet shkrimtarit shqiptar, fitues i çmimit “Princi i Asturias” dhe kandidat për çmimin “Nobel”, Ismail Kadare, që përmes një “humori të zi dhe kafkian” ka denoncuar “barbarinë në Shqipëri”. Ismail Kadare do të jetë i pranishëm në ceremoninë e dhënies së çmimit dhe do të flasë përpara publikut bashkë me shkrimtaren Carmen Posadas.

Në këtë edicion, me një buxhet prej 350.000 eurosh do të zhvillohen edhe tri sesione mbi temën “Dialogu mes shkrimtarëve”. Tema e edicionit të sivjetshëm është humori si armë kundër barbarisë, në cilëndo formë që ajo shfaqet. Edicioni i tretë i këtij festivali zhvillohet nga data 2-7 tetor dhe ka zgjedhur si këndvështrim të këtij viti humorin si “një armë sa mbrojtjeje, ashtu edhe sulmi” kundër “barbarisë në formën e totalitarizmit, terrorizmit, margjinalizim kulturor…” dhe në formën më të përgjithshme “gjithçka që çon në shkatërrimin e kulturës dhe të qytetërimit”.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

Albforumi