Shkodra me 'Hearts expression' ne Kragujevac

Shkruar nga:  
Postuar më: 9 muaj mė parė

Shkodra me 'Hearts expression' ne Kragujevac
Shkodra me 'Hearts expression' ne Kragujevac

Shoqata me qendër në Shkodër është e themeluar nga kompozitori dhe dirigjenti i mirënjohur Zef Çoba, profesor i dirigjimit koral në Akademinë e Arteve Tiranë dhe ka 11 vjet që zhvillon veprimtari muzikore brenda dhe jashtë vendit...

“Hearts expression” është titulli i programit artistik, me të cilin Shqipëria u përfaqësua në Festivalin e Nëntë Ndërkombëtar të Koreve të Dhomës së Kragujevacit (16-21 gusht 2011). Dhe u përfaqësua me dinjitet me korin e dhomës së shoqatës “Miqtë e Muzikës ‘Rozafa Expression’”. Kjo shoqatë me qendër në Shkodër, themeluar nga kompozitori dhe dirigjernti i mirënjohur Zef Çoba, profesor i dirigjimit koral në Akademinë e Arteve Tiranë, ka 11 vjet që zhvillon veprimtari muzikore brenda dhe jashtë vendit, prandaj pjesëmarrja e korit të kësaj shoqate në një festival ndërkombëtar, përkrah koreve të dhomës së Kragujevacit (Serbi), Sopot-it (Poloni), Miskolc-it (Hungari), Sofies (Bullgari), Krasnojarskit (Rusi), nuk ishte e rastësishme. Nuk ishte i paparashikuar as suksesi i arritur prej atij kori në të gjitha performancat gjatë ditëve të Festivalit dhe, veçanërisht, në shfaqjen kryesore ku u interpretua i plotë programi “Hearts expression”.

“Programi i koncertit “Hearts expression”,- vazhdon Zefi,- është zgjedhur në përshtatje të tingullit koral dhe të performancës së korit tonë “Rozafa Expression”. Kënga lirike shqiptare e në mënyrë të veçantë shkodrane, me karakteristikat e veta melo-ritmike, është e pranishme në repertor me disa tipe të ndryshme, të cilat janë zgjedhur e përpunuar nga emra të shquar të muzikës shqiptare. Që koncerti të bëhej i larmishem e interesant, në program, krahas koraleve shqiptare, janë zgjedhur pjesë e vepra korale të autorëvë të shquar botërorë, që kanë jetuar e krijuar në periudha të ndryshme, duke filluar që nga baroku e deri në ditët e sotme, përfshirë edhe pjesë e vepra korale të vendeve të ndryshme, duke filluar që nga rajoni ynë i Ballkanit, Europa e deri te këngët e njohura amerikane, “Spiritual”.

2. “Këngëtarët e Zefit”

Për ne që ndiqnim me ankth përformancën e çdo numri të grupit tonë, duarrtrokitjet e spektatorit dhe zërat “bravo, bravo” që i paraprinin duartrokitjeve, i përjetonim si të ishim vetë në skenë. Kjo ndodhte jo vetëm për pjesët e kompozitorëve të njohur, si: Bach, Vivaldi, Cesar Franck, Bethoven, John Ruther, Bepi de Marzi, Shubert, Dragan Suplevski, por edhe të kompozitorëve tanë, si: Fehim Ibrahimi (”Vallja e luleve”), Simon Gjoni (“Lule borë”), Milto Vako (“Bie lodra”), Zef Çoba (“Si bylbylat në pranverë”, popullore e përpunuar për kor), Tish Daija (“Këndon bylbyli poshtë zallit”, popullore e përpunuar për kor), Çesk Zadeja (“Rritu, moj Bajame”, popullore e përpunuar për kor) etj. Madje, maestro Milto Vakon, që ishte i pranishëm në këtë pjësëmarrje, e kërkuan të ngrihet në këmbë: kompozimi i tij “Bie lodra” u interpreua me profesionalizëm të spikatur, me ngrohtësi të brëndshme dhe me një dinamizëm të shpërfaqur gëzueshëm nga fillimi deri në fund.

Por “Hearts expression” nuk është vetëm programi i zgjedhur me kujdes e kurajo nga profesor Zefi. Të zgjedhur prej tij janë edhe këngëtarët e korit dhe solistë: Erinda Agolli (“Panis Angelicus” dhe “Këndon bylbyli poshtë te zalli”), Olta Juba e Roland Gjoka (“Lule borë”), Semine Sulozeqi (“Ave Maria”), si dhe pjanistja shoqëruese, Iris Hasani, roli i të cilës qe i konsiderueshëm për evidentimin e vlerave të grupit. Specialistët thanë: një grup vokal i unifikuar dhe me një interpretim tepër origjinal. Ata vlerësuan mënyrën e të kënduarit, veçanërisht, të grupit të djemëve, duke nënkuptuar punën sistematike që bëhet prej mjeshtrit të këtij kori për edukimin muzikor, për mbajtjen gjallë të traditave kombëtare përkrah atyre universale. Tek kjo e fundit, ndoshta, qëndron sekreti i suksesit të “Hearts expression”, d.m.th., tingëllimi i partiturave korale të repertorit kombëtar thuajse në atë nivel ose ngjashëm me partiturat korale të emrave më të njohur të repertorit botëror.

Atë që nuk e thanë specialistët ose, më saktë, e thanë, por jo me një gjuhë prej specialisti, ishte komunikimi i maksimal i mjeshtrit të korit, profesor Zefit, me të gjithë trupën e artistëve, që ishin tepër të rinj në moshë për të qenë aq të përgjegjshëm artistikisht. Në shfaqje ata u bënë një me mjeshtrin, për të mos thanë se me entuziamnin e tyre e lartësuan më tej mjeshtrin dhe veten e tyre së bashku me të. Dhe ky komunikim i tyre nuk u pa vetëm në përformancën kryesore të grupit dhe në veprimtaritë dytësore: u pa kudo që ata ishin. Prandaj, për të gjithë pjesëmarrësit e Festivalit të sivjetshëm të Kragujevacit, kori i Shqipërisë u identifikua me “këngëtarët e Zefit”.

3. Passuksesi

Të pranishëm nga Shkodra ishte edhe një grup gjirimi dhe drejtoresha për kulturën në bashkinë e qytetit, z.Elena Zorba, e cila, duke shkëmbyer dhuratat simbolike me kryetarin e Bashkisë së Kragujevacit dhe presidentin e Festivalit, dirigjentin e njohur Miloje Nikoliç, la të hapur mundësinë e shkëmbimeve më të shpeshta të grupeve muzikore të të dy qyteteve. Ndërsa sposorizuesi që mundësoi udhëtimin e grupit nga Shkodra në Kragujevac (dhe Beograd), biznesmeni Gjergj Liqejza, u shpreh mbas shfaqjes: Një kënaqësi e tillë nuk mund të peshohet me asgjë materiale. Ai kishte vënë re se në katalogun e Festivalit (serbokroatisht dhe anglisht) shkruhej që Rozafa, emrin e të cilës mban kori i Zefit (Rozafa Ekspression), është “dëshmi e historisë 2400-vjeçare të qytetit të Shkodrës”: dhe kjo nuk është pak, përsëriste ai. Për këtë arsye u shpreh i gatshëm të sponsorizonte udhëtimin e këtij kori në Dubrovnik, në përgjigje të një ftese që ju bë mjeshtrit Zef Çoba në përgjigje të suksesit të merituar të programit “Hearts expression” në Kragujevac.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA