Restaurimi i bazilikes ne Elbasan ishte vend plehrash

Shkruar nga:  
Postuar më: 10 muaj mė parė

Restaurimi i bazilikes ne Elbasan ishte vend plehrash
Restaurimi i bazilikes ne Elbasan ishte vend plehrash

Arkeologët kanë nisur punimet për shpëtimin e bazilikës dhe mozaikut të saj, në qëndër të qytetitit të Elbasanit. Gërmimet e kryera katër vjet më parë rezultuan në zbulimin e një bazilike me përmasa të mëdha dhe një mozaku, por tashmë ky vend është kthyer në një grumbullim plehrash.  E lënë pas dore si shkak i mungesës së fondeve për gërmime të mëtejshme dhe mosbashëkpunimit të institucioneve, kjo bazilikë është larg të qenit e ekspozueshme dhe drejt shkatërrimit nga kushtet natyrore.

Amforat dhe objektet me vlerë ruhen pranë muzeut etnografik, me shpresën që një ditë do të rikthehen tek bazilika pas përfundimit të gërmimeve. Një ekspeditë e nisur këto ditë do të synojë të nxisë zbulme të tjera dhe t’i japë kësaj pike rëndësinë historike dhe kulturore që i takon. Bazilika është një nga më të mëdhatë në territorin shqiptar dhe nga specialistët mendohet se është shkatërruar përfundimisht në fundin e shekullit të gjashtë, ose në fillimin e shekullit të shtatë të erës sonë.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA