Regjistroni domainin tuaj .al

Arti i të shkruarit është i (pa) dobishëm

Shkruar nga:  
Postuar më: 8 vite mĂ« parĂ«

Arti i të shkruarit është i (pa) dobishëm
Arti i të shkruarit është i (pa) dobishëm

Unë nuk di përse e bëj këtë që bëj. Nëse do dija, ndoshta nuk do ndija dëshirë më ta bëj.E vetmja gjë që mund të them, padyshim, është se qysh në fëmijëri e kam ndier këtë nevojë. Jam duke folur për të shkruarit, posaçërisht të shkruarit si mënyrë e tregimit të tregimeve, tregimeve imagjinare, të cilat kurrë nuk kanë ndodhur në atë që e quajmë botë reale.

Pol Oster

Me siguri se kjo është mënyrë e çuditshme e kalimit të jetës - të qëndroni i ulur në vetminë e dhomës me laps në dorë, orë pas ore, ditë pas dite, vit pas viti, duke u munduar për t`i renditur fjalët në fleta për t`i dhënë jetë asaj që nuk ekziston - përveç në kokën tënde.
Përse në botë do donte dikush të bëjë një gjë të tillë? E vetmja përgjigje që kam: sepse duhet, sepse nuk ke zgjidhje.
Nevoja të krijosh, të jesh inventiv është padyshim impuls bazë human. Por me çfarë qëllimi?


Për çfarë qëllimi i shërben arti, në veçanti arti i fiksionit, asaj që e quajmë botë reale?
Nuk mund të kujtoj asnjë- sidomos në aspektin praktik të përdorimit.
Libri kurrë nuk e ka ushqyer stomakun e fëmijës së uritur. Libri kurrë nuk e ka ndaluar fishekun nga futja në trupin e viktimës së vrarë. Libri kurrë nuk e ka ndaluar bombën të mos bjerë në civilët e pafajshëm në mes të luftës.

Disa dëshirojnë të besojnë se admirimi i mirëfilltë mund të na bëjnë në të vërtetë njerëz më të mirë, më të drejtë, më të moralshëm, më të ndjeshëm, më të kuptueshëm. Ndoshta (kjo) është e vërtetë - në raste të rralla, të izoluara. Por të mos harrojmë se hapat e para në jetë Hitleri i bëri si artist. Tiranët dhe diktatorët lexojnë novela. Vrasësit në burgje lexojnë novela. Kush atëherë mund të thotë se ata nuk e nxjerrin të njëjtën kënaqësi nga leximi i librave siç bën kushdo tjetër?


Me fjalë të tjera, arti është i padobishëm - sidomos kur krahasohet me, le të themi, punën e mjekut, inxhinierit rrugor. Por, a është padobishmëria gjë e keqe ? A do të thotë mungesa e qëllimit praktik se librat dhe pikturat dhe kuartetet janë thjesht humbje e kohës sonë? Shumë njerëz mendojnë kështu. Por unë do të diskutoja që pikërisht padobishmëria është në të vërtetë ajo që i jep vlerë artit - kështu që krijimi i artit është ajo që na dallon nga krijesat tjera që banojnë në këtë planet, ajo që thelbësisht na përkufizon si njerëz.


Të bësh diçka për hir të kënaqësisë dhe bukurisë që buron nga puna e tillë. Mendoni për mundin e investuar, orët e gjata të praktikes dhe disiplinës që nevojiten për t`u bërë pianist apo kërcimtar i merituar. I tërë mundi dhe puna e rëndë, të gjitha sakrificat për të arritur tek diçka që është tërësisht dhe parimisht....e padobishme.
Fiksioni, sidoqoftë, ekziston në një rrjedhë që e dallon prej arteve tjera. Mediumi i tij është gjuha, ndërsa gjuha është diçka që ne ndajmë me të tjerët, që e kemi gjithë të përbashkët.

Prej momentit kur mësojmë të flasim, ne fillojmë të nxisim etje për tregime. Ata prej nesh, të cilët i kujtojnë fëmijëritë tona me shumë ëndje rikujtojnë momentin e tregimeve të gjumit - kur nënat dhe etërit tanë uleshin pranë nesh në gjysmëterr dhe lexonin nga libri i përrallave. Ato prej nesh që janë tani prindër nuk do ta kenë vështirë të kapin atë vëmendjen e zgjuar në sytë e fëmijëve të vet kur ua lexojmë tregimet.
Përse ekziston kjo dëshirë intensive për të dëgjuar? Përrallat janë shpesh të frikshme dhe të dhunshme, me skena të kokëkëputjeve, kanibalizëm, transformime groteske dhe magji mizore.


Dikush do mendonte se një material i tillë do ishte shumë i frikshëm për një fëmijë - por këto tregime pikërisht mundësojnë që fëmija të përjetojë ballafaqimin me frikët e veta dhe afshet, fërkimet dhe përplasjet e brendshme-në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur. Kjo është magjia e tregimeve, ato mund të na tërheqin deri në thellësitë e ferrit, por në fund ato janë të padëmshme.


Vjetrohemi, por nuk ndryshojmë. Bëhemi më të sofistikuar, por në fund fillojmë ti ngjajmë vetvetes në rini, me dëshirë të dëgjojmë tregimin në vijim, e kështu me rrallë.

Vite me rrallë, në çdo shtet të botës perëndimore, artikuj pas artikujsh botohen duke ndriçuar faktin se më pak e më pak njerëz lexojnë libra, se kemi hyrë në atë që disa e quajnë periudha"post-literate". Kjo mund të jetë e vërtetë, por në të njëjtën kohë kjo nuk e ka zvogluar pasionin universal për tregime. Novelat, më në fund, nuk janë i vetmi burim.

Filmat dhe televizioni, madje edhe stripet prodhojnë narracione fiktive në përmasa të mëdha dhe publiku vazhdon ti pranoj me kënaqësi të madhe. Atyre ato u nevojiten ato po aq sa ushqimi dhe pavarësisht se si tregimet mund të prezentohen - qoftë në faqe të shtypura apo ekran televiziv- do të ishte e pamundur të paramendojmë jetën pa to.

Por, kur flasim për gjendjen e novelës, të ardhmes së novelës, ndihem optimist. Shifrat nuk janë të vlefshme kur flasim për libra - sepse ekziston vetëm një lexues, për çdo herë vetëm një lexues. Kjo shpjegon fuqinë e posaçme të novelës, e cila sipas mendimit tim, kurrë nuk do të vdesë si formë.

Çdo novelë është bashkëpunim i barabartë në mes të lexuesit dhe shkrimtarit dhe është i vetmi vend në botë ku dy të huaj mund të takohen në rrethana të intimitet absolut. Mua më ka kaluar jeta në bisedime me njerëzit që kurrë nuk i kam parë, me njerëz që kurrë nuk do t`i shoh dhe shpresoj të vazhdoj deri në ditën kur të më ndalet fryma.
Kjo është e vetmja punë të cilën çdoherë e kam dashur.

 Arti është i padobishëm - sidomos kur krahasohet me, le të themi, punën e mjekut, inxhinjerit rrugor. Por, a është padobishmëria gjë e keqe ? A do të thotë mungesa e qëllimit praktik se librat dhe pikturat dhe kuartetet janë thjesht humbje e kohës sonë? Shumë njerëz mendojnë kështu. 


Koha Jone

 

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi