E prezantuar nga Justin Timberlake, ajo është ngjitur në skenë për të marrë trofeun e sivjetshëm, duke e shënuar kështu emrin e saj krahas emrave të tjerë të këtij organizimi prestigjios që funksionon prej 25 vitesh. Këtë vit, Madona u përzgjodh së bashku me Kenny Gambel dhe Leon Huff, John Mellencamp, Leonard Cohen, “The Dave Clark Five” dhe grupin “Ventures”. Kantautori Leonard Kohen, duke falënderuar të pranishmit, kujtoi me humor thënien profetike të John Landaut në fillim të viteve ‘70, i cili kishte thënë se “e shoh të ardhmen e “Rock and roll”-it, dhe kjo e ardhme nuk është Leonard Kohen”. Aktori Tom Hanks prezantoi dhe ftoi në skenë për çmimin, grupin “The dave Clark Five”, të cilët erdhën në këtë ceremoni mbas një humbjeje tragjike: këngëtari Mike Smith humbi jetën në moshën 64-vjeçare përpara pak javësh nga pneumonia. Në këtë ceremoni, disa nga fituesit e çmimeve interpretuan këngë dhe hitet e tyre më të njohura në vite. Kështu grupi “Ventura” interpretoi këngët e tyre të mirënjohura “Walk don’t run” dhe Hawaii Five-O”.
Këngëtarja Patti La Belle interpretoi “If you don’t know me by now”. Madona nuk interpretoi për të pranishmit, madje ajo nuk dha asnjë intervistë mbas ceremonisë, por u mjaftua duke pozuar për fotografët që ishin pjesëmarrës në këtë mbrëmje.
(VOA)











