Disa fotografi te objekteve te ketij Muzeu mund ti shikoni ne: GALERIN tone.
* * *
Dr. N. Dervishi sapo ka publikuar dhe studimin: “ETNOKULTURA E FUSHËGROPËS SË OHRIT”
Monografia e Dr. Nebi Dervishit për krahinën e gjërë, që përfshin Ohrin dhe Strugen është një kontribut me vlerë dhe jep një pasqyrë të plotë e të qartë të zhvillimeve politike, ekonomike e kulturore ndër shekuj, pra që nga periudha e lashtësisë e deri në ditët tona.
Studimi gjithpërfshirës është produkt i hulumtimeve disavjeçare dhe është arritur që të evidentohen dhe shpalosen vlerat historike, kulturore dhe etnografike të pellgut të Ohrit, si dhe të provohet, se banorët e këtij rajoni janë autoktonë me një kulturë dhe qytetërim të hershëm. Pasuria kulturore e shpirtërore e shqiptarëve autoktonë në këto troje ndriçohet mbështeturnë në të dhënat shkencore arkivore, dokumente dhe dëshmi materiale dhe me hulumtime e satudim të një bibliografije të gjërë dhe pothuajse shterruese.
Një kapitull i kushtohet folklorit, riteve, zakoneve dhe kalendarit tradicional lokal të trashëguar. Ilustrimi me tekste të riteve e të këngëve është me materiale të botuara dhe të mbledhura nga autori në terren. Ky kapitull është sa një monografi më vehte, hartuar dhe paraqitur sipas kritereve e metodologjisë të studimit etnologjik e folklorik dha shoqëruar me ilustrime shumica e tyre të pabotuara më parë.
Per te pare Albumin fotografik ju lutem Klikoni ketu
Teksti dhe fotot: Kurt Farka.











