Mozaike finlande ne Galerine Kombetare

Mozaikë finlande në Galerinë Kombëtare
Etapa e parë e këtij turi ishte Kosova, me një ekspozitë në Galerinë a Arteve të Prishtinës, nga 2 deri më 9 shkurt. Pas Kosovës, më 26 mars do të jetë e pranishme deri në 6 prill edhe  për publikun tonë në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Ekspozita “Duke ndjerë të nesërmen” përmban 38 punime të autores. Artistja e mozaikut me gurë Ritva Luukkanen lindi më 1939 në Helsinki, Finlandë.

Aftësia e saj për të ndjerë nuancat e panumërta të peizazhit finlandez ka qenë një nga faktorët esencialë të artit të saj. Ritva Luukkanen ka krijuar vepra origjinale të mozaikut që nga vitet 1970.

Me fuqinë e imagjinatës së saj krijuese, ajo u jep jetë gurëve të natyrës finlandeze.

Pas përzgjedhjes së kujdesshme të shkëmbinjve të përshtatshëm, ajo i gdhend ata në copa të vogla, që pastaj kompozohen në vepra të larmishme dhe harmonike të artit.

Nga Gazeta 55

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama