Titulli: Qyteti pa emër
Autori: Czeslaw MILOSZ
Përktheu: Mazllum Saneja
Çmimi: 500 lekë
Ai është një personalitet i letërsisë botërore, që me gjuhën e fuqishme të ironisë dhe sarkazmës, farsës dhe groteskes, zbuloi përmes artit poetik bukuritë dhe shëmtitë e realitetit të shoqërisë njerëzore.
Ai flet për shoqërinë në një botë "emrash", atëherë kur emri "tjetërsohet", kur humb apo thjesht nuk ka ditur të jetë. Ai flet… me të brendshmen e vet në marrëdhënie ndërnjerëzore. Një nga veprat e shkrimtarit të njohur polako-amerikan, nobelistit Czeslaw Milosz vjen në gjuhën shqipe në një botim të shtëpisë botuese "Ideart".
Poet, prozator, eseist, historian i letërsisë dhe përkthyes brilant i letërsisë polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze, etj. Ai është një personalitet i letërsisë botërore, që me gjuhën e fuqishme të ironisë dhe sarkazmës, farsës dhe groteskes, zbuloi përmes artit poetik bukuritë dhe shëmtitë e realitetit të shoqërisë njerëzore. Që nga viti 1960, Milisz vendoset përgjithnjë në SHBA, ku dha leksione si profesor i gjuhëve dhe letërsive sllave në
Universitetin e Kalifornisë, në Berkeley dhe në Universitetin e Harvardit. Më 1980, Czeslaw Milosz nderohet me çmimin "Nobel" për letërsinë, si dhe merr titullin si një ndër humanistët më të denjë të popujve. Vdiq në Krakov, në moshën 93-vjeçare, më 14 gusht 2004.Titulli: Tigri
Autori: Tomislav Marijan BILOSNIÇ
Përktheu: Jehona & Mustafa Spahiu
Çmimi 500 lekë
Tomislav Marjan Bilosniç është poet, eseist, studiues dhe piktor i njohur kroat. Shqiptar me origjinë stërgjyshore nga arbanasit e Zarës në Istria, Bilosniç ka shkruar disa libra studimorë mbi traditat, kulturën dhe gjuhën me rrënjë tek ilirët dhe ilirishtja e kësaj pjese të popullsisë shqiptare që shpesh quhet “gjaku inë i shprishur”. Libri "Tigri" është nga librat poetikë më të rrallë, jo vetëm të tij si autor. Ky është një libër monotematik, ku në mbi 100 faqe poetike, Bilosniç shkruan përfytyrimet, vizionet dhe lidhjet e tij të çuditshme me këtë krijesë të rrallë, që një ditë, befas, zbriti në Zarë - tigrit, kësaj krijese poetike tanimë, së cilës më parë i kanë kushtuar poezi vezulluese W. Blake, J. H. Borges, Yets, Tagore, Emerson, Pound etj.
Poezi të zgjidhura
Autori: Boris Bileticc
Përktheu: Fatmir Baçi
Çmimi: 500 lekë
Që prej gjysmës së dytë të viteve ‘70, poezitë, përkthimet dhe esetë e Boris Biletiç tërhoqën dukshëm vëmendjen e lexuesit kroat dhe atij të huaj. Krijimtaria e tij është përkthyer në më se 15 gjuhë të huaja. Në vitin 1984 Boris Biletiç vlerësohet me çmimin prestigjioz “Mbrëmjet e Strugës” e më pas me Çmimin e Fondacionit austriak KulturKontakt, si edhe me mjaft çmime e medalje të tjera. Krijimtaria e tij poetike dallohet për gjuhën e ngrohtë, lojën me formatet poetike, për risjelljen në kohë dhe pasurimin me elemente moderne të trajtesave të hershme të qenies përballë botës, si dhe fanepjen e tij përballë universit që nuk ndryshon dhe ngjyrimet bibliko-mistike të temave të dashurisë dhe formës së saj më të brishtë - dhembjes. Së bashku me dy piktorë kroatë, Boris Biletiç është autor i dy hartave gjeo - poetike të Kroacisë. Ai drejton gjithashtu edhe revistën kulturore e filologjike “Nova Istraia”.
Lexime filozofike
Një varg botimesh me emrat, idetë dhe përfaqësuesit më të shquar të mendimit filozofik botëror, të psikologjisë, historisë dhe shkencave humane në përgjithësi. Filozofë dhe profesorë të shquar, që vijnë për herë të parë në shqip nga "Ideart" në bashkëpunim me "Oxford University Press".
Titulli: Habermas
Autori: James Gordon FINLAYSON
Përktheu: Elton Tahirllari
Çmimi: 600 lekë
Jürgen Habermasi është një nga filozofët me ndikim më të gjerë në mendimin filozofik bashkëkohor. Në veprat e tij
gërshetohen teori sociale, morale, politike dhe të së drejtës, duke hedhur dritë mbi tema që shtrihen nga marksizmi deri te Bashkimi Evropian. Sakaq, një rëndësi të veçantë zë edhe analiza e rolit që luan komunikimi dhe ligjërimi në botën moderne. James Gordon Finlayson, përmes një gjuhe të qartë dhe lehtësisht të kapshme tregon se si teoria e Habermasit paraqitet si një tërësi përgjigjesh mbi pyetjet dhe çështjet më të rëndësishme mbi natyrën e shoqërisë moderne dhe për rrjedhojë, mund të formësojë jo pak pikëpamjet dhe mënyrën tonë të të vështruarit të çështjeve dhe ngjarjeve më të rëndësishme të kohëve tona.
Titulli: Socializmi
Autori: Michael NEWMAN
Përktheu: Elton Tahirllari
Çmimi: 600 lekë
Ç'është socializmi? A ka një të ardhme për të, apo kemi të bëjmë me një ideologji të vjetruar për shekullit XXI?
Michael Newman shqyrton e shtjellon njëkohësisht sukseset dhe dështimet e socializmit, që nga faza e vet fillestare
deri tek socializmi modern, duke e parë atë nga një këndvështrim ndërkombëtar, i cili nis me komunizmin kuban e
përfundon me socialdemokracinë suedeze.
Ky libër trajton evolucionin e socializmit që nga lindja e tij në qytetet industriale të shekullit XIX e deri tek reagimi socialist ndaj lëvizjeve feministe, të Gjelbra e antikapitaliste sot.
Titulli: Filozofia politike
Autori: David MILLER
Përktheu: Elton Tahirllari
Çmimi: 600 lekë
Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia
politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat
çdokush duhet t'i shqyrtojë. Te kjo Hyrje e Shkurtër, David Miller tregon rëndësinë praktike të filozofisë politike dhe shqyrton disa prej këtyre çështjeve themelore, duke
ngritur pyetjen se përse demokracia është forma më e mirë e qeverisjes dhe cilat sfera të jetës duhen mbrojtur nga ndërhyrja e politikës. David Miller trajton gjithashtu edhe sfidat e reja të shtruara nga feminizmi, multikulturalizmi dhe globalizimi, duke shtruar pyetjen nëse idealet e qeverisjes së mirë, që lindën fillimisht në epokën e qytet-shteteve, gjejnë ende zbatim në ditët e sotme.
Titulli: Antropologjia social – kulturore
Autori: John MONAGHAN & Peter JUST
Përktheu: Bashkim Shehu
Çmimi: 600 lekë
Duke përdorur shembuj jetësorë nga përvoja e tyre në Indonezi dhe Meksikë, John Monaghan dhe Peter Just i japin
lexuesit arsye se ç'do të thotë të jesh antropolog, duke përcaktuar gjithashtu edhe fushëpamjen që e bën këtë disiplinë të veçohet nga shkencat e tjera shoqërore.
Autorët japin shpjegime të kapshme dhe koncize mbi pyetjet e “mëdha” ku janë përqendruar antropologët që prej
zanafillës së krijimit të kësaj fushe të shkencës. “Ç'është unike në qenien humane? Si janë formuar grupet njerëzore – familjet, klasat, fiset, kombet – dhe ç'i mban ata të lidhur bashkë? Ç'natyrë ka besimi, shkëmbimet ekonomike, vetvetja”?
Titulli: Psikologjia
Autori: Gillian BUTLER & Freda McMANUS
Përktheu: Sonila Meçe
Çmimi: 600 lekë
Një libër mjaft i lexueshëm, ngacmues dhe i shkruar bukur, që kombinon informacionin faktik me një ndershmëri, për
t’u vlerësuar, në lidhje me kufizimet aktuale të njohurive. Ai na sjell të gjallë atë që e bën tërheqëse psikologjinë,
kuptimin, rëndësinë dhe sfidat e saj tipike. Anthony Clare
“Një hyrje e shkëlqyer ... shumë e këndshme dhe e lehtë për t’u lexuar, jashtëzakonisht koncize dhe e saktë, dhe me një
këndvështrim kritik e të sofistikuar ndaj metodave të kërkimit”. Michael Argyle, Universiteti i Oksfordit.
Titulli: Jung
Autori: Anthony STEVENS
Përktheu: Erion Kristo
Çmimi: 600 lekë
Anthony Stevens argumenton se aftësitë largpamëse të Jungut dhe spiritualiteti i thellë i tij kanë ndihur shumë njerëz
të gjejnë një ngrehinë alternative vlerash kundrejt materializmit të zhveshur, i cili sundon në shoqërinë perëndimore. Kjo hyrje e shkurtër shpjegon qartë konceptet themelore të psikologjisë jungiane: pavetëdija kolektive, kompleksi, arketipi, hija, vetvetja, anima, animus dhe individualizimi i Vetes. Anthony Stevens shqyrton pikëpamjet e Jungut lidhur me subjekte të ndryshme si miti, feja, alkimia, “njëkohësia” dhe psikologjia e dallimeve gjinore. Ai u kushton kapituj të veçantë fazave të jetës, teorisë së Jungut për tipat psikologjikë, interpretimit të ëndrrave, praktikës së analizës jungiane dhe akuzës së padrejtë se Jungu ishte dashamirës i nazistëve.
Nga Gazeta Metropol











