Mbrapa mbeti qendresa, dashuria per lirine dhe legjenda epiko-heroike e shqiptareve. Nga germadhat e shtepive te shkrumuara u ruajten disa objekte-relike, qe sot jane ne fondin e trashegimise kulturore e historike te kombit. Ne Laboratorin e Institutit Kultura Popullore ne Tirane, po restuarohet sixhadia-flamur, nje nga 120 objektet e ruajtura nga kjo familje zamadhe e kombit.
Prof. Frederik Stamati, pergjegjes i ketij laboratori, na thote, se ka mbaruar faza e pare e konservimit te kesaj sixhadie, dhe po analizohet e studiohet faza e dyte, qe ky objekt i rendesishem te behet i ekspozueshem per publikun. Sixhadia eshte e demtuar me shume se gjysma nga zjarri, qe dogji dhe shtepine.
Ka permasat 97.5 x 173 cm, ne dy anet ka tufa me 16 cm. gjatesi, rrethohet nga nje bordure 6 cm. me ngjyre tw zeze, pastaj ka nje bordure boje sheqere me gjeresi 22 cm. me ornamente te ndryshme. Ne qender ka fushe te kuqe me permasa 41.5 x 173 cm, ne te cilen eshte shqiponja e zeze e Flamurit Kombetar Shqiptar me permasat 31.5 x 42 cm.. Ne pjesen e poshtme te fushes se kuqe kane shpetuar nga zjarri dy germa te plota dhe nje tjeter germe e fragmentuar. Dy germat e shpetuara jane: N, A, ndoshta nje urim ose emri i gruas, qe e ka punuar kete sixhade. Germat kane permasat 2.8 x 5.5 cm.
Per te Pare fotot e Sixhades-Flamur te Adem Jasharit klikoni ketu
Ne laborator jane edhe tre objekte te tjera nga kjo familje, per te cilat puna restauruse sapo ka filluar.
Teksti dhe fotot : Kurt Farka.











