Bruno Canino nga Venecia me valse

Bruno Canino nga Venecia me valse
Një koncert i organizuar nga Instituti Italian i Kulturës. Momentalisht maestro Bruno Canino, drejtor i Degës së Muzikës së Bienales së Venecias, zhvillon një aktivitet të ngjeshur si solist, duke dhënë koncerte në të gjithë botën..

Prej 40 vitesh luan në duo pianistico me Antonio Ballista dhe prej 30 vitesh është pjesë e "Trio di Milano". Përveç kujdesit të madh ndaj muzikës bashkëkohore, duke bashkëpunuar midis të tjerave edhe me Pierre Boulez, Luciano Berio, Karl-Heinz Stockhausen, Bruno Mad Rina, Luigi Nono, i është përkushtuar me shumë pasion edhe formimit të muzikantëve të rinj.

Prej 24 vitesh jep mësim nëKonservatorin e Milanos. Në programin e koncertit parashikohet interpretimi i 6 valseve në formë "rondo" nga op. 38 i Clementit, "La Didone abbandonata" e Muzio Clementi, sonata në re maggiore K 311 e Mozartit, për të përfunduar me sonatën në do minore op. 13 K. ("Patetica") të Beethovenit.

Marre nga: Gazeta Shekulli 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama