Leonard Cohen legjenda e pop-it nis turin boteror

Leonard Cohen, legjenda e pop-it nis turin botëror
Turi do të përfshihet në kaloshinën e Festivalit Britanik që organizohet më 29 qershor, ku ai mund të jetë duke dhënë njëkohësisht koncert përpara 150 mijë fansave të tij, dhe për më shumë intimitet në “Opera House” në Mançester.

Ky tur do të ndiqet jo vetëm nga Toronto dhe Monterali, por edhe në një seri koncertesh përmes Evropës. Data e fundit e turit është më 29 gusht në Vjenë ndonëse mjaft data janë pranuar të shtohen, bëjnë të ditur organizatorët.

“Për shumë fansa këto ture do të jenë një mundësi e vetme për gjithë jetën e tyre për të parë këtë legjendë që është Leonard Cohen”, tha një nga përfaqësuesit që bën promocionin e koncertit. Cohen 73-vjeçar, publikoi librin e poezisë dhe novelave përpara se krijonte muzikën. Albumi i tij, debutuar më 1967, "Këngët e Leonard Cohen", përfshin çfarë atij i erdhi si frymëzim nga kënga shumë popullore "Suzanne"

Tjetër këngë e preferuar është e përfshirë si "Hallelujah," "Sisters of Mercy" dhe "Bird on a Wire". Këngët e tij janë regjistruar nga Billy Joel, Elton John, Don Henley dhe të tjerë. Ai luftoi depresionin dhe u tërhoq për në manastirin e Kalifornisë në vitin 1990, për të studiuar mbi meditimin e njohur në gjuhën angleze si “Zen”. 

Marre nga : Gazeta Standard

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama