Me ne fund “Marubi ‘08”

Më në fund, “Marubi ‘08”
 Sipas burimeve zyrtare të GKA, të gjithë kuratorët e interesuar duhet të paraqesin konceptin kuratorial dhe dokumentacionin shoqërues, ndërkohë që afati i dorëzimit të dosjeve për Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë “Marubi ‘07” do të jetë më 30 prill, ndërsa për Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore “Onufri ‘08”, 31 maj.

Dosjet e paraqitura do të shqyrtohen nga Këshilli Organizativ i dy konkurseve përkatëse teksa këshillat e dy konkurseve do të miratohen nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nën kujdesin e të cilës organizohen.

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë “Marubi ’08” do të zhvillohet në shtator 2008 dhe Konkursi Ndërkombëtar i Arteve Pamore “Onufri ‘08” do të zhvillohet në dhjetor 2008.

 Marre nga : Gazeta Standard

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama