“Franku V” sprova e Kumbaros

“Franku V”, sprova e Kumbaros
Për gati dy muaj është punuar për realizimin e “Franku V”, një vepër e shkruar në vitet ‘60, por që përmban një forcë të madhe politike, poetike dhe estetike në komunikimin e saj me realitetin e shoqërisë shqiptare.

Mbi të gjitha “Franku V” është një vepër poetike që i flet realitetit të çdo kohe dhe çdo vendi, ndërkohë që nga kritika është cilësuar si versioni modern i “Rikardit III” dhe përpjekje alternative e veprës së Brehtit “Opera për tre grosh”.

Tek Brehti gangsterët janë borgjezë, ndërsa te Durrenmat borgjezët janë gangsterë. Ndërkohë kritikë të ndryshëm e kanë cilësuar këtë vepër si: komedi-muzikore, tragji-komedi, tragjedi groteske, grotesk–kriminal.

Durrenmat si një nga kolosët e dramaturgjisë moderne gjermanofone të shekullit XX e rimori këtë temë me synimin për të reflektuar ndryshimet sociale që kishin ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore si pasojë e lulëzimit të konceptit liberal perëndimor të kapitalizmit josocial.

Situata është shumë e ngjashme sot me ndryshimet që ndodhën në Evropën Lindore pas viteve ‘90. Kjo pjesë është vënë me shumë sukses në këto vende pikërisht si metaforë e një shteti banditësh me veladonin e kuq dhe ideologji të majtë.

Marre nga : Gazeta Standard

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama