Dhjete orkestrat me te famshme ne bote

Dhjetë orkestrat më të famshme në botë
Një orkestër e plotë, e cila duhet të përbëhet nga rreth 100 instrumentistë, mund të quhet ndonjëherë "orkestër simfonike" apo "orkestër filarmonike"; këto terma nuk janë domosdoshmërisht tregues të përbërjes instrumentale apo rolit të orkestrës, por përdoren për të dalluar ansamblet muzikorë të përqendruar në të njëjtin qytet.

Ndër orkestrat më të rëndësishme e të njohura në botë është ajo e Vjenës, e cila interpreton çdo vit më datë 1 janar në koncertin e famshëm të Vjenës. Orkestra Filarmonike e Nju Jorkut është gjithashtu një prej orkestrave më të mira në botë. Kjo është orkestra më e vjetër në SHBA dhe ka shënuar një rekord me 14 mijë koncerte në vitin 2004. Orkestra Simfonike e Bostonit është gjithashtu një prej orkestrave kryesore të botës dhe është konsideruar si një prej tre holleve koncerteve më të mira në botë. Ndër orkestrat më të rëndësishme përfshihen ajo e "La Scala", e Bergenit në Norvegji, si dhe orkestra e Sidneit.

Orkestra Filarmonike e "La Scala", Itali
Themeluar: 1982 në teatrin "La Scala"
Themelues: Claudio Abbado
Drejtues muzikor, 1987-2005: Riccardo Muti
Drejtues muzikor: Daniel Barenboim
Numri i violinave të para: 20
Numri i violinave të dyta: 18 
Numri i violave: 14
Numri i violinçelëve: 14
Numri i kontrabasëve: 11
Numri i flauteve: 4

Orkestra Mbretërore "Concertgebouw", Holandë
Themeluar: 1888
Themelues: Willem Kes
Zhanri: Muzikë klasike
Lloji: Orkestër simfonike
Dirigjent kryesor: Mariss Jansons
Dirigjent "Emeritus: Riccardo Chailly
Dirigjent i shquar: Bernard Haitink
Të rejat: Së fundmi orkestra ka filluar të prodhojë CD me markën "RCO Live", nën dirigjimin e Jansons dhe Haitnik. 

Orkestra Filarmonike e Vjenës, Austri
Themeluar: 1842
Themlues: Otto Nicolai
Zhanri: Muzikë klasike
Lloji: Orkestër simfonike
Dirigjentë të shquar: Richard Strauss, Arturo Toscanini, John Barbirolli, James Levine, Zubin Mehta, Claudio Abbado, Riçardo Muti, Nikolaus Harnoncourt, Pierre Boulez, Lorin Maazel, Mariss Jansons, Daniel Barenboim dhe Valery Gergiev.
Tipar dallues: Çdo ditë të vitit të ri që prej 1 janarit 1941 Orkestra Filarmonike e Vjenës interpreton në "Koncertin e Vienës", dedikuar muzikës së kompozitorëve të familjes Strauss.

Orkestra Filarmonike e Bergenit, Norvegji
Themeluar: 1765
Tipar dallues: Është një prej institucioneve orkestrale më të vjetër të botës
Numri i koncerteve në vit: 110
Në vitin 1919 orkestra u riorganizua dhe punësoi 40 muzikantë profesionistë.
Në vitin 2006 orkestra kishte 98 muzikantë

Orkestra Simfonike e Bostonit, SHBA
Themeluar: 1981
Themelues: Henry Lee Higginson
Zhanri: Muzikë klasike
Lloji: Orkestër simfonike
Drejtor muzikor: James Levine
Dirigjent "Emeritus": Bernard Haitink
Dirigjent i shquar: John Williams 

Orkestra Kombëtare Ruse
Orkestra ka performuar për herë të parë në vitin 1990 në Moskë.
Është një prej orkestrave më të kërkuara në botë dhe në vitin 1996 debutoi në Londër.
Është orkestra e parë ruse që ka performuar në Vatikan dhe Izrael.
Në vitin 2004 orkestra ka fituar një çmim "Grammy Award". 

Orkestra Simfonike e Çikagos, SHBA
Themeluar: 1891
Themelues: Theodore Thomas
Zhanri: Muzikë klasike
Lloji: Orkestër Simfonike
Dirigjent i parë: Bernard Hatink
Dirigjent "Emeritus": Pierre Boulez
Instrumente të shquar: violina "Baron von der Leyen 1715 Stradivari", viola "Domenico Montagnana 1723", violinçel "Braga 1731 Stradivari"

Orkestra Simfonike e BBC
Themeluar: 1946
Themelues: Adrian Boult
Zhanri: Muzikë klasike
Lloji: Orkestër simfonike
Dirigjent parësor: Jiri Belohlavek
Dirigjent i zgjuar: Andrew Davis
Drejtues i korit: Stephen Jackson

Orkestra Filarmonike e Nju Jorkut, SHBA
Themeluar: 1842
Themelues: Ureli Corelli Hill
Zhanri: Muzikë klasike
Lloji: Orkestër simfonike
Drejtor muzikor: Lorin Maazel
Dirigjent i asociuar: Xian Zhang
Koncertmaestro: Glen Dicterow
Instrumente të rëndësishëm: Violinë "Bott 1725 Stradivari", Guarneri, del Gesù 1727"; violë "ex-Nathan Gordon 1580 da Salò"

Orkestra Simfonike e Sidneit, Australi
Themeluar: 1932
Themelues: Eugene Aynsley Goosens
Zhanri: Muzikë klasike
Lloji: Orkestër simfonike
Dirigjent parësor: Gianluigi Gelmeti
Drejtues artistik: Gianluigi Gelmeti
 
 
Blendina Cara  : Gazeta TiranaObserver

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama