Simone de Beauvoir - A jane idete e saj aktuale

Simone de Beauvoir - A janë idetë e saj aktuale
A janë idetë dhe impluset që ajo ka dhënë ende aktuale? Këtë diskutuan para pak ditës studiuesit e shkencave sociale në Universitetin e Lirë të Berlinit.

Gruaja nuk lind si e tillë, por bëhet

Për mua Simone de Beauvoir është një figurë e madhe historike në rradhët e shumë filozofeve franceze, thotë Margarete Zimmermann, Profesore e Qendrës franceze në Universitetin e Lirë të Berlinit. Ajo kujton se libri „Gjinia tjetër", baza themelore e lëvizjeve të reja feministe i është propozuar për ta lexuar nga mësuesi i filozofisë. Në të ndodhen dijet e famshme se: „Gruaja nuk lind si e tillë, por bëhet. Asnjë ligj biologjik ose okonomik nuk cakton formën që qenia femërore merr nga shoqëria". Fjali të tilla nuk e kanë humbus as sot rëndësinë: „Simone de Beauvoir është një figurë e shumëllojshme, është pikë orientuese, në të cilën pavarësisht nëse je apo jo e një mendjeje, orientohesh gjithnjë sipas saj. Prandaj për feminizmin ajo është shumë e rëndësishme. Ne jemi duke përjetuar një situatë shumë të veçantë. Një pjesë e kredos së lirisë së saj nuk është më e realizueshme sot, sepse ne jetojmë me detyrime të cilat brezi i saj nuk i ka patur ."


Dashuri pa kushte, si motër e vëlla

Për ekzistencialisten Simone de Beauvoir liria ishte gjëja më e shtrenjtë. „Në mënyrë që t`i jepet ndihma e duhur fitores së lirisë është e nevojshme ndër të tjera që burri dhe gruaja, pavarësisht nga diferencat e tyre natyrore të duhen pa rezerva, si vëlla e motër." Filozofja nuk donte të bëhej as nënë as bashkëshorte, dhe falë diskutimeve me partnerin e jetës Jean Paul Sartre, ajo shkroi „Gjinia tjetër". Në këtë enciklopedi ajo mblodhi të gjitha mitet për gratë nga biologjia, psikologjia, letërsia dhe historia, mite që e bëjnë gjininë femërore edhe sot gjysmën e dytë të përjetshme. Debatet aktuale në Gjermani për kujdestarinë për fëmijët, për rritjen e vlerave të familjes dhe të jetës bashkëshortore ose për urrejtjen ndaj grave, që po shfaqet çdo ditë e më qartë në fushatën elektrorale amerikane, bëjnë që Simone de Beauvoir të vazhdojë të tingëllojë shumë aktuale.

Marrëdhëniet sot kanë ndryshuar

Cornelia Klinger, një nga filozofet më të njohura feministe bashkëkohore, merret prej vitesh me ndarjen e roleve gjinore në shoqërine evropiane: „Harrohet gjithnjë se si ka qenë më parë, se çfare rëndësie ka patur një familje borgjeze në shekullin e 19-të. Dhe në shohim sot pamjet e bukura dhe pikturat familjare që tregojnë se disa breza jetonin në një shtëpi. Kjo sot nuk ekziston më, marrëdhëniet sot kanë ndryshuar - rreth 50 përqind e martesave prishen shpejt, pra bëhen sa për të hedhur hi syve.

Ka alternativa të tjera përveç të bërit nënë

Sot njerëzit i janë kthyer jetës private, mendon Klinger. Për këtë ajo bën përgjegjëse presionin e madh okonomik dhe politik të një shoqërie neoliberale, që nuk i lë njeriut kohë të gjykojë mënyrën e tij të jetesës. Tek Simone de Beauvoir shumë gra në botë kanë lexuar për herë të parë se ka jetë të tjera alternative përveç jetës si mama dhe si gjyshe.

„Kjo është njëra anë. Nga ana tjetër me gjykimin e thellë filozofik, me dimensionin që i jep problematikës, duke bërë të qartë se ekziston edhe "tjetri" dhe se ekziston dhe raporti midis njërit dhe tjetrit, midis subjektit dhe objektit, ajo nga tregon se sa thellë ndodhen rrënjët e problemit. Në gjuhë, në îmazhet vizive, në atë që unë do e quaja rendin e simboleve."

Për të ndryshuar nga themelet këtë rend të ngulitur thellë duhet të krijohet një religjion i ri, mendon Klinger. Kontributin e veçantë të religjionit në shtypjen e grave, Simone de Beauvoir e shihte kështu: „Për herë të parë në historinë e njerëzimit nëna i del përpara të birit e gjunjëzuar dhe pranon pa detyrim nënshtrimin e saj." Fitorja mashkullore gjen pasqyrim të plotë në kultin e Marisë. "Prandaj nuk është çudi që Vatikani e ka hequr nga indeksi i l ibrave librin e Simone de Beuavoirs me titulll „Gjinia tjetër".

Gjinia tjetër

Në librin e saj „Gjinia tjetër " Simone de Beauvoir shkruante para 60 vitesh se shumë gra bëhen nëna dhe gjyshe pa e njohur ndonjëherë dashurinë." Me fjali të tilla ajo shkaktoi skandal në vitin 1949 dhe i dha guxim brezave të tëra të grave të thyejnë heshtjen për seksualitetin e tyre. Beauvoir ishte bërë ikonë kur në vitet 70 morri pjesë në fushatat për lejimin e aborteve. Një luftë që nuk ka përfunduar deri më sot, mendon Cornelia Klinger: „Këto struktura janë shumë stabile. Dhe shpesh ne na duket sikur nuk jemi ne ato që veprojmë por këto struktura veprojnë për ne. Si marioneta në fijet e konvencioneve dhe mënyrave të mendimit. Ajo çka ndihmon është reflektimi. Strukturat nuk zhduken, por ato bëhen transparente."

Edhe 22 vjet pas vdekjes së filozofes dhe shkrimtares Simone de Beauvoir vazhdohet ende të bëhen zbulime të reja në veprat e saj.

Henriette Wrege (DW)

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama