Sanremo bie shikimi nata e pare 9 milione e 518 mije spektatore

Sanremo, bie shikimi, nata e parë 9 milionë e 518 mijë spektatorë

Bie ndjekja e festivalit të Sanremos. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve ANSA në websitin e saj. Kanë qenë rreth 9 milionë e 518 mijë spektatorë që e kanë ndjekur evenimentin në natën e parë të edicionit të 58-të të tij. Për të kaluar kështu në pjesën e dytë, kur festivali ka pasur vetëm 4 milionë e 818 mijë telespektatorë. Vitin e kaluar statistikat e natës së parë të Sanremos të drejtuar nga Baudo dhe Hunziker arrinin një mesatare prej rreth 12 milionë e 452 mijë teleshikuesish, kurse në pjesën e dytë 6 milionë e 759 mijë të tillë. Tashmë shumë zëra thonë se festivali nuk është më ai i dikurshmi, me magjinë dhe reputacionin e tij. Para festivalit Baudo ka thënë se seleksionimi i teksteve është bërë para rrëzimit të qeverisë, duke nënvizuar që “nuk ka pasur asnjë censurë ndaj tyre” dhe se “nuk ka këngë që janë të djathta apo të majta”. Temat sociale i interesojnë shoqërisë italiane. Chiambretti e merr pak më lehtë situatën, madje edhe temat politike i ka me të qeshur. Para prezantimit të festivalit ka thënë se “Ne mund t’ia dalim.

Unë jam si Obama, Pippo si Hillary. Do të jetë një festival i interesave të njëjta. Në pikën tjetër të programit tonë, do të jetë edhe pika e ngushticës së Messinës për të afruar Baudon me Del Nocen”. Flitet edhe për një linjë parash tashmë në momentet e vështira të vendit. Chiambretti luan duke thënë se “kanë blerë Al Italian”. Baudo, nga ana tjetër, thekson se “nuk është koha të shpenzohen 500 mijë euro për një star ndërkombëtar që vetëm sa këndon një këngë dhe ikën”. Dhe në fakt janë të paktë të ftuarit e huaj për këtë festival. Më i rëndësishmi është Lenny Kravits.

Ndërsa për jurinë që do të formohet të shtunën për natën e të mëdhenjve dhe finalistëve, Baudo shprehet: “Të mos e ekzagjerojmë. Nuk besoj se kur Emilio Fede do të votojë një këngë, do të mendohet për fituesin apo mikun e tij. Megjithatë, nëse do të duhet që të gjithë të qëndrojmë të qetë, do të kërkojmë ta gjejmë”.

Marre nga : Gazeta Albania


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama