Kina perandoria e re boterore e vitit 2020

Kina, perandoria e re botërore e vitit 2020

Politika ekonomike kineze i ka njohur përparësitë e ekonomisë sociale të tregut, ku njeriu dhe krijimtaria e tij janë në qendër të ngjarjes, ku shteti me zgjuarsi po e përcjell zhvillimin ekonomik, duke e drejtuar kapitalin e vetëm me qëllim të shfrytëzimit të përparësive natyrore të kërkesave të tregut të vet dhe të dobësive të superfuqive ekonomike botërore. Ekonomia kineze suksesshëm po e organizon prodhimtarinë, kurse sistemi bankar gjithnjë e më shumë po riorganizohet në drejtim të stabilitetit duke u mbështetur në rezervat financiare të letrave me vlerë shtetërore amerikane. Ky kapital po i mundëson kësaj ekonomie që të jetë në rrjedhat e tregut global të kapitalit dhe të mallit. Rendi i ri ekonomik botëror nuk lejon më hapësirë për dominim të fuqive Perëndimore në ekonominë globale. Me një fjalë, prezenca e mallit dhe e kapitalit kinez në tregun global e ka relativizuar mundësinë e dominimit. Kina për dy dekada, nga një vend bujqësor, ku gati 90% të popullatës ishin bujq, ka arritur që të fillojë industrializimin, ku me një shkallë të zhvillimit me më tepër se 10 për qind në vit ka arritur ndryshim në strukturën demografike me përmasa botërore, sipas së cilës tani 40 për qind e popullatës jeton në qytete dhe punon në industri.


Vrulli
Qysh nga shpallja e Kinës së re, ekonomia kineze ka pasur një zhvillim të shpejtë. Sidomos qysh nga fillimi (në vitin 1978) i reformës dhe i hapjes, ekonomia kineze është zhvilluar përpara në mënyrë të vazhdueshme dhe të shëndetshme me një rritje mesatare vjetore mbi 9%. Në vitin 2003 vëllimi i prodhimit të përgjithshëm të vendit të Kinës arriti në 1 trilionë e 400 miliardë dollarë amerikanë dhe vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze është radhitur në vendin e 6-të në botë pas SHBA-ve, Japonisë, Gjermanisë, Anglisë dhe Francës. Deri në fund të vitit 2003 vëllimi i prodhimit të përgjithshëm të vendit për frymë i kaloi 1000 dollarët amerikanë. Tani gjendja e investimeve dhe e konsumit të Kinës është shumë e mirë. Në vitin 2003 investimet në kapitale fikse të të gjithë shoqërisë kineze arritën në mbi 5 trilionë e 500 miliardë juanë, vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit të të gjithë shoqërisë ishte 4 trilionë e 600 miliardë juanë, vëllimi i tregtisë së jashtme arriti në mbi 850 miliardë dollarë amerikanë, shifër kjo që kaloi Anglinë e Francën dhe është radhitur në vendin e 4-t në botë pas SHBA-ve, Gjermanisë dhe Japonisë. Deri në fund të vitit 2003 rezerva e valutave të Kinës kaloi 400 miliardë dollarët amerikanë, duke zënë vendin e 2-të në botë, pas Japonisë.
Reformat
Me rezultate të reformës dhe të hapjes mbi 20-vjeçare dhe të ndërtimit të modernizimit, Kina ka kryer, në përgjithësi, ndryshimin e ekonomisë socialiste të tregut nga ekonomia e planit dhe krijimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të ekonomisë socialiste të tregut. Njëkohësisht, ligjet e rregulloret kineze janë përmirësuar pandërprerë, shkalla e hapjes së tregut është shtuar pandërprerë, mjedisi i investimeve është përsosur pandërprerë dhe reforma e sistemit monetar është zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme. Të gjitha këto i kanë dhënë garancinë e sigurt zhvillimit të vazhdueshëm të ekonomisë kineze. Qysh nga hyrja në shekullin e ri, Kina ka parashtruar më tej konceptin e zhvillimit të gjithanshëm dhe përpjesëtimor midis njeriut e natyrës, njeriut e shoqërisë, qyteteve e fshatrave, Lindjes e Perëndimit dhe ekonomisë e shoqërisë. Në vitin 2002, Kongresi i 16-të i Partisë Komuniste të Kinës ka parashtruar edhe objektivi i luftës për ndërtimin e plotë të shoqërisë komode deri në vitin 2020.

Pse Kina po bëhet lojtarja kryesore në ekonominë globale?

Ekonomia kineze është sforcuar për faktin se në kapitalet e veta po mban shuma të mëdha të letrave me vlerë shtetërore të SHBA-ve, duke zvogëluar fitimin amerikan në të njëjtat, duke e shtyrë tregun amerikan në konsum dhe borxhe. Duke i mbajtur letrat me vlerë të shtetit amerikan në rezervat e veta financiare, Kina është duke e ruajtur stabilitetin e valutës nacionale, Yuan-it, kjo po i mundëson “notimin” në “shportën” e valutave të konvertueshme botërore, e cila po udhëheq politikën moderne në zhvillimin e vendit. Duke u larguar nga kursi i valutës fikse, Kina po bëhet njëra nga lojtaret kryesore në sferën afariste botërore. Duke vënë kursin notues të Yuan-it, valuta kineze nuk varet më nga rezervat financiare, çka mund t’i sjellë gjer te ulja e interesit për blerjen e letrave me vlerë shtetërore të SHBA-ve dhe rritjen e fitimit në të njëjtat. Një skenar i tillë mund ta shtyjë ekonominë e SHBA-ve në deficit edhe më të lartë sesa është tani.
Nga kjo rrjedhë, që politika monetare globale më nuk mund të përcaktohet vetëm në Londër dhe Uashington, por në të ardhmen edhe në Pekin. Rezervat devizore kineze kanë arritur në më shumë se 700 miliardë dollarë, duke iu afruar rezervave japoneze, të cilat janë më shume se 800 miliardë dollarë. Për krahasim me vendet e Europës Perëndimore, rezervat devizore i kanë më shumë se 170 miliardë dollarë. Me forcën e vet ekonomike dhe monetare Kina po troket në dyert e fuqive të mëdha botërore, duke i dridhur pozicionet e tyre të interesit dhe të profiteve. Tani për tani fuqitë e mëdha me vështirësi po i hapin dyert për mallrat kineze dhe kjo po përcillet me një pretekcionizëm mjaft evident, duke e bllokuar mallin kinez nëper dogana dhe limane me restrikcione importuese.

A është apo jo presidenti i Kinës, Hu Jintao, tifoz i Hollivudit? Kjo është një nga gjërat e shumta që nuk dimë për liderin e vendit me popullsinë më të madhe në botë. Një vit më parë, për t‘u treguar popullor, ai deklaroi në një intervistë se i pëlqente të shihte shumë filmat e Spilbergut, veçanërisht "Indiana Jones". Burri që drejton 1.3 miliardë veta, banorët e ekonomisë me rritjen më të madhe botërore dhe vendin që e ka fituar tashmë statusin e një fuqie globale dhe që është në pritje të organizimit të Lojërave të ardhshme Olimpike, mbetet një personazh misterioz, si brenda, ashtu dhe jashtë Kinës. Ai shfaqet gjithmonë me atë maskën e buzëqeshjes së ngrirë, që nuk ndryshon kurrë. Pyetja është: A mundet ky njeri t‘i japë një vlerë ndërkombëtare performancës së shkëlqyer politike brenda vendit?

Marre nga : Gazeta Albania


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama