Me ftesë të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango në do të zhvilloi një vizitë dy ditore në vendin tonë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit Francesco Frangialli i shoqëruar nga znj. Cordula Ëehlmuther, zëvendës-përfaqësuese rajonale për Evropën. Friangalli përfaqëson një nga figurat më të rëndësishme të Turizmit në Bote. Ditën e parë të vizitës Frangialli do të takohet me Ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, Kryeministrin Sali Berisha si dhe me
Presidentin e Republikës Bamir Topi. Më pas vizita do të zhvendoset në disa qytete për ta njohur më nga afër Frangialli dhe znj.Wohlmuther me monumentet historike- kulturore si dhe zonat turistike të vendit. Kurja, Butrinti, Himara, Saranda, Vlora e shumë zona të tjera të vendit do të jenë në qendër të axhendës së personaliteteve të larta. Ndërsa nga përfaqësuesit e Ministrisë është theksuar se vizita është mjaft e rëndësishme përsa i përket turizmit shqiptar. Kjo jo vetëm për nivelin e lartë të interesimit por dhe për rritjen e të huajve të cilët vizitojnë Shqipërinë.
Gjithsesi duket se objektet e lashtësisë shqiptare do të jenë më në qendër të vëmendjes së krerëve të organizatës botore. Kështu kalaja e Krujës me historikun e saj, objektet e vendosura në të si dhe figura e heroit tonë kombëtar do të jenë në qendër të vizitës së ditës së parë. Ndërsa veç asaj që përfaqëson Kruja, krerët e lartë do të njihen dhe me investimet që qeveria shqiptare ka nisur për të.
Më pas vizita do të drejtohet në Butrint. Ku objektet e kulturës shqiptare, bukuria e Butrintit do të jenë në qendër të organizatës botërore të turizmit. Madje dhe objektet e kthyera së fundi nga Greqia do të jenë një tjetër krenari e shqiptarëve që do tu prezantohet vizitorëve më të lartë.
Por veç kësaj mësohet se Frangialli ka kërkuar të njihet dhe me bregdetin shqiptar. Himara me ujin e kulluar dhe me bregdetin e mrekullueshëm do të jenë një tjetër ndalesë e vizitorëve. Ndërsa dhe ajo se çfarë ofrojnë hotelet shqiptare si dhe mikpritja e vendit tonë do të jenë në qendër të prezantimit.
Mësohet se vizitorëve të fundit do tu kërkohet më shumë ndihmë për turizmin shqiptar. Por për reklamimin e turizmit shqiptar, dhe vetë qeveria shqiptare ka financuar reklamimin në mediat më të mëdha në botë, duke ofruar kulturën e lashtë, bregdetin e mrekullueshëm si dhe gjelbërimin e maleve shqiptare.
B.Goce : Gazeta Metropol











