Beograd serbet ndalojne celjen e ekspozites kosovare

Beograd, serbët ndalojnë çeljen e ekspozitës kosovare

Në fakt, rreth një orë para hapjes, pjesëtarë të një organizate ekstremiste me emrin Obraz hynë me forcë në mjediset e galerisë duke copëtuar pllakatin e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari. Me gjithë ndërhyrjen e policisë, kjo nuk e pengoi një grup pjesëtarësh të kësaj organizate të prishnin ceremoninë e hapjes. Njëri prej pjesëtarëve të organizatës me një gur në dorë qortoi organizatorët duke i cilësuar veprat e piktorëve të rinj nga Kosova si artistikisht të pavlefshme dhe si turp për Beogradin e Serbinë.

Ai po ashtu para të pranishmëve akuzoi shqiptarët se me gurë po gjuajnë serbët në Kosovë, saktësisht në lokalitetin Hoçë të Madhe, nja 30 kilometra në veriperëndim të Prizrenit. Veprimet dhe pretendimet e tij u kundërshtuan nga organizatori dhe disa pjesëmarrës të tjerë, por u mbështetën nga një grup bashkëmendimtarësh të tij. Ekspozita e piktorëve nga Kosova para Beogradit ishte e hapur dy javë edhe në qytetin e Novi Sadit në Vojvodinë, por edhe atje, megjithëse nuk pati incidente si ky në Beograd, u prit me kritika nga qarqe të caktuara, jo artistike.

Ndërkohë që punimet e tyre nga kritikë të artit në Perëndim janë cilësuar si avangardë e Ballkanit. Kohë më parë, paraqitja e aktores së mirënjohur serbe Mirjana Karanoviq në rolin e nënës shqiptare në një film të huaj, hasi në kritika të ashpra nga disa bashkëkombas të saj. Ndërkaq, artistë të paktë nga Shqipëria që kanë qëndruar në kryeqendrën serbe nuk janë larguar që këtej me ndonjë përvojë kaq të hidhur.


(BBC)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama