Shije shqiptare ne Amsterdam

Ekspozita e hapur në “George C-ent art galery” titullohet “Shije nga Shqipëria” dhe Haliti "përcjell" këto shije përmes 20 punimeve të ekspozuara. Pjesë e ekspozitës janë rreth 4 punë nga mitet shqiptare, si “Kostandini dhe Doruntina”, “Hyjneshat” shqiptare me koncept personal; një cikël prej katër portretesh në trajtën e femrës nga e gjithë bota; punime të "frymëzuara" nga fabulat shqiptare, si “Gjysmagjeli dhe qerosi”, një cikël nudosh, etj.

Ekspozita e organizuar nga menaxheri i "Matzumatzu art", njëkohësisht dhe menaxher i Halitit, Bilbil Mazreku, do të qëndrojë e hapur për rreth një muaj.

Artisti I ngjan rrjedhës së lumit që nuk gjen prehje, por vijon rrjedhën e tij në kërkim të detit… Por në ndryshim nga lumi, që vërshon nga lart poshtë, artisti vërshon majave; ai nuk zbret, ai ngjitet lartësive të shpirtit, të zemrës dhe mendjes njerzore dhe shtrihet në të gjithë kozmosin e në mikrokozmosin e njeriut. Artisti nuk pranon as kufij, as prehje; ai pushton vazhdimisht brigje të reja … Ai është vazhdimisht  në lëvizje dhe kërkim … Helidon Haliti Helidon Haliti është një ndër piktorët e rinj bashkëkohorë Shqiptarë që janë  dimplomuar pas viteve’90 në Akademinë e Arteve në Tiranë. Studentët e pikturës së atyre viteve patën mundësinë e zbatimit të lëndëve dhe të metodave bashkëkohore të mësimdhënies nga ana e profesorëve shqiptarë dhe e lektorëve të ftuar nga Franca, Italia, Zvicra, etj.
Realizimi në këto vite I veprave dhe I ekspozitave të artit modern dhe eksperimentimet e ndryshme, që më parë nuk lejoheshin, por dënoheshin si “herezi”, ndikuan fuqishëm në formimin e këtij brezi të ri artistësh. Të kësaj periudhe janë ekspozita e përbashkët pedagogë – studentë në GKA (1993), kontaktet dhe vizitat në Muze e Galeri jashtë Shqipërisë, si dhe kërkesat e studentëve për një art më të lirë, sipas modeleve europiane e më gjerë. Kjo atmosferë e një lirie të pritur nga të gjithë artistët, veçanërisht nga brezi më i ri i tyre, ka ndikuar edhe në formimin e piktorit Haliti qysh kur ai ishte student.
Piktori Haliti ka ekspozuar për herë të parë në Tiranë në vitin 1984, në një ekspozitë kombëtare, si dhe në Ekspozitën e të Rinjve në Oslo, Norvegji (1985), ku është vlerësuar me dy çmime për akuarelet e paraqitura prej tij. Haliti ka qënë në vazhdimësi I pranishëm në shumë ekspozita brenda Shqipërisë dhe jashtë saj, veçanërisht në Greqi, ku ai jeton dhe krijon aktualisht. Haliti realizon vepra në gjini dhe teknika të ndryshme. Drama e emigracionit dhe tronditjet shpirtërore që ai përjeton si emigrant, janë pasqyruar në disa cikle piktorike të tij, si tek “Këmbët”, ”Pëllumbi”, ”Kafazi”, ”Eva dhe Adami”,
etj. Duke u prirur të ruajë dritën e natyrës shqiptare në tablotë e tij, Haliti pikturon me ngjyra potente dhe krijon vepra që rrezatojnë ngrohtësi shpirtërore, bukuriestetike dhe mjeshtëri artistike.

Fabula e Halitit komunikon lehtësisht me publikun për faktin se, edhe pse veprat e tij shpalosin mesazhe dhe japin ide, imazhet që zgjedh piktori janë marrë nga jeta dhe natyra. Në ciklet “Pema” dhe “Stinët” piktorin rezulton më pak ramatik. Poezia dhe lirizmi zënë më shumë vend në ciklet e tij të fundit, duke nxjerrë në pah aftësitë e Halitit si kolorist e mjeshtër delikat I ngjyrës, si artist me vizione moderne në zgjidhjet e kompozimeve të tij, në të cilat, krahas formave dhe lementeve figurative formalë, dallohet vizatuesi i saktë e mjaft intuitiv në pikëpamje të zgjedhjes së materialeve e strukturave bashkëkohore më të përshtatëshme (Adami dhe Eva). Tablotë e Halitit herë të mbërthejnë përpara tyre për të “lexuar” mesazhin që përmbajnë, e herë të ftojnë të “futesh” brenda tyre për të ecur pas piktorit “që rend” nëpër labirinthet e fantazisë së një bote të krijuar prej penelit të tij. Tablotë e piktorit Helidon Haliti janë të bukura nga që brenda tyre ka sinqeritet dhe dashuri. Veprat e piktorit Helidon Haliti janë pjesë e koleksionit të “MEZURAJ MUZE“ si dhe të mjaft koleksioneve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

 
Marre nga : Gazeta Metropol


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama