Me bindjen e madhe, se pikerisht ketu do te merrnin fund problemet e medha, qe kane marre formen e konfliktit mes drejtorit Mulliqi dhe nendrejtorit Rubens Shima. Qellim kryesor i daljes se tij publike ishin renditja e sukseseve te nje viti, por vemendja gjithnje spostohet aty ku jane edhe problemet e medha, qe bejne te calojne punet. Perpjekjet per ndryshimin e gjendjes ne Galerine e Arteve jane te vazhdueshme. Sikunder shprehet edhe vet Mulliqi: "Qe ne shkurt te vitit te shkuar, eshte propozuar nje strukture e re ne ministri".
Strukture e cila ende nuk ka nje firme nga ministri Ylli Pango. Por, duket se kjo firme i ka sherbyer se tepermi propozuesve te nje strukture te re, pasi qartazi Mulliqi shprehet se, "tani po e rishohim dhe s'duam qe te jete e njejta strukture, por te kete ndryshime dhe jemi ne prag te propozimit te nje tjeter strukture". Ky eshte celesi, sipas tij, qe do te vinte gjerat ne vendin e duhur, duke sheshuar edhe konfliktet prezente dhe te hapura, qe jane aktualisht mes dy drejtuesve ne nivele te ndryshme te GKA-se. Nuk eshte e thene se struktura e re nuk ka nje drejtor, dhe pse nuk pohon qartazi se e ka nje te tille. E duke qene aspak e qarte situata, atehere, mbetet te shihet se c'do te ndodhe vetem ne momentin qe kjo strukture e re do te behet publike dhe te marre miratimin e ministrit.
Po pse eshte kjo perplasje e madhe mes ketyre dy drejtuesve te Galerise se Arteve?! Nendrejtori Shima nuk eshte fare prezent ne paraqitjen e ketyre sukseseve te nje vitit, dhe pse nje pjese e ketyre ekspozitave a konkurseve, sic eshte "Onufri 2007", mbajne firmen e tij si kurator. Cka perforcon edhe nje here faktin se s'ka bashkepunim mes tyre, e per kete situate, eshte ne dijeni edhe ministri Pango, pasi eshte problematike kahere. Dhe fjalet e drejtorit Mulliqi e paraqesin keshtu kete situate: "Ne kemi nje problem te trasheguar ne strukturen e Galerise, dhe baza e konfliktit eshte prej saj. Kjo e tanishmja eshte nje strukture e bere para 2 vjetesh, e cila ka bere nje fare shkeljeje arbitrare te vendeve te punes dhe vendosjes se tyre neper keto pozicione. Dhe ky eshte problem qe duhet zgjidhur e qe eshte ne proces e siper".
Por, pos problemeve, eshte me rendesi te permenden edhe ato arritje. Sic eshte rikonstruksioni i nje pjese te mire te godines, pasi gjendja e saj fizike ka qene tejet problematike. Ne vitin 2007, ne bashkepunim me institutin e Enver Pajes, qe eshte edhe arkitekti i kesaj ndertese, ku pas projektit qe u be, do te sherbeje si baze e metejshme e rikonstruksionit dhe me pas te rehabilitimit te plote te nderteses. Ndersa Vodafone, qe eshte edhe sponsori zyrtar i GKA-se, ka dhene nje financim, prej te cilit eshte shpenzuar vetem nje pjese. Pjesa tjeter i takon botimit te nje katalogu. Atij katalogut te munguar te ketij institucioni qendror te kultures sone, i cili eshte ne listen e prioriteteve per kete vit qe sapo kemi filluar.
Bordi keshillues apo vendimmarres?
Sa i takon projekteve te Galerise, eshte Keshilli Shkencor-Artistik i GKA-se, ai i shqyrton dhe me pas vendosen se cilet do te jene. Keshill i cili ne fakt, momentalisht, eshte vetem konsultativ, por me premisen se ne te ardhmen mund te jete edhe vendimmarres. Ka edhe nje bord te ri te GKA-se, emrat e te cileve nuk jane edhe aq prezent, dhe pse eshte i pari bord, i cili nuk ka vetem artiste, por edhe ekonomiste a juriste.
7 anetaret e bordit:
Genc Mulliqi (kryetar)
Najada Hamza
Gazmend Leka
Ferid Hudhri
Mimoza Vokshi (ekonomiste)
Perparim Kalo (jurist)
Martin Mata (bordi i zhvillimit)
Anisa Ymeri : Gazeta Koha Jone











