Jashtë shtëpisë ndërkohë në lagjen SoHO kanë filluar të mblidhen adhurues të tij.
Aktori 28 vjeçar nga Australia dy vjet më parë u nominua për Çmim Oskar për rolin e kaubojit homoseksual që luajti në filmin Brokeback Mountain.
Vdekje 'tragjike'
Në një deklaratë, familjat e Heath Ledger e përshkroi atë si vëlla dhe bir të dashur e prind të dhëmbsur.
Ata e cilësuan vdekja e tij si tragjike, të parakohshme dhe aksidentale.
Korrespondenti i BBC-së në New York thotë se policia nuk e ka përjashtuar mundësionë e vetëvrasjes.
Aktori i lindur në Perth, në muajin shtator u nda nga e dashura, aktorja amerika Michelle Williams, me të cilën ka një vajzë dy vjeçare.
Aktorë të Hollywoodit kanë shprehur keqardhje për vdekjen e kolegut të tyre të ri, që është cilësuar ndër më të talentuarit e brezit të tij.
Marre nga : BBC ne Shqip











