Kohet e arta te mbretereshes Elisabete

Kohët e arta të mbretëreshës Elisabetë

Por nuk u ndalën me kaq, duke e quajtur një film me gabime historike. Pavarësisht lapsuseve historike, filmi është konsideruar si më “rrëqethës” në krahasim me prodhimet e mëparshme, rreth kësaj figure. Një pelikulë me impakt të fortë emotiv, në ndjekje të intrigave të oborrit mbretëror, ku ndërthuren pushteti, aksioni, ambicia, dashuria dhe pasioni, në një epokë të shndritshme, ku gruaja mban gjithë peshën e një kombi.

Cate Blanshet e shohim mbretëreshë për të dytën herë. Aktorja australiane ka luajtur më parë rolin e monarkes angleze në vitin 1998, tek “Elisabeth”, ku u dominua për “Oskar”, dhe provon përsëri me të njëjtin regjisor. Bëhet fjalë për indianin Shekhar Kapur me kapitullin e ri “Elisabeth, the golden age”. Befas në jetën e mbretëreshës hyn aventurieri Valter Raleigh (Clive Owen). Filmi starton në pikën ku kishte përfunduar produksioni i parë. Përkrah Blanchet kthehet Geofrey Rusch, në rolin kyç të këshilltarit të mbretëreshës. Ndërkaq, në kastën e yjeve shtohet edhe magjepsësi Clive Owen në rolin e Sër Valter Raleigh, njeriu i detit dhe mbi të gjitha, tentativa për të mbajtur larg zemrës së tij Elisabetën.

Ngjarjet zhvillohen në Anglinë e shekullit XVI, ku sovrania bëhet gjithnjë e më e kthjellët për ndryshimet fetare. Rreth figurës së Elisabetës janë realizuar shumë filma, pasi mbretëresha e virgjër është një burim frymëzimi për shumë regjisorë. Dhe nuk ka asgjë për t’u mrekulluar përpara një gruaje me personalitet të vendosur, me një devotshmëri të madhe kundrejt popullit të saj, aq sa të sakrifikojë edhe jetën e saj dashurore. Ka qenë dhe mbetet një subjekt shumë i dashur për penën e skenaristëve. Vetë heroina e filmit, Cate Blanshet, nuk ka hezituar të thotë që mbretëresha Elisabeta I ka enë një frymëzim për shumë njerëz. Intelekti i saj dha e aftësia për të negociuar pas gjithë atyre që ndodhën, na shtyn të mendojmë edhe më shumë. Zoti shpëtoftë mbretëreshën! Mjafton kjo thirrje e popullit anglez, për të kuptuar sa e dashur ka qenë sovrania. Ajo nuk zbatoi kurrë fanatizmin e vet, edhe pse zemra e saj duhet të ishte plot me urrejtje dhe mëri. Aftësia për të parë përtej vetes e ktheu atë në një figurë gjigante.

Marre nga : Gaszeta Korrieri

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama